Njoftimi për media
Sipas të dhënave të marra nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, deri tani janë konfirmuar gjithsej 303 lista kandidatësh për kryetarë komunash dhe të Qytetit të Shkupit, si dhe 558 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave të komunave dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit.
Në komunat Kumanovë, Aerodrom, Karposh dhe në Qytetin e Shkupit ende ka lista që janë në fazë të heqjes së parregullsive, pas njoftimeve të dorëzuara nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve. Bëhet fjalë për 8 lista kandidatësh për kryetarë komunash dhe 20 lista kandidatësh për anëtarë këshillash, të cilat aktualisht janë në proces të përputhjes me vërejtjet e konstatuara.
Nga listat e dorëzuara, deri tani janë refuzuar gjithsej 5 lista për kryetar komune – nga një listë në komunat Butel, Qendër, Kumanovë, Aerodrom dhe në Qytetin e Shkupit.
Pas përfundimit të procesit të konfirmimit të listave të kandidatëve, hapi i ardhshëm është shorti për përcaktimin e renditjes së listës unike të kandidatëve, i cili do të mbahet më 24 shtator 2025.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE