PRINCIPET E PUNËS

Kushtetushmëria dhe ligjshmëria në punë

Në punën e saj, KSHZ -ja udhëhiqet vetëm nga Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë, si dhe aktet nënligjore, udhëzimet dhe Kodi Zgjedhor. Në punën e saj, KSHZ-ja zbaton konventat ndërkombëtare dhe praktikat e mira zgjedhore.

Transparenca dhë publiciteti

Puna e KSHZ-së është transparente dhe e hapur me publikun.

KSHZ shfrytëzon të gjitha mjetet për të informuar publikun, qytetarët dhe pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, uebfaqen, mediat sociale që ekzistojnë dhe do të shfaqen në të ardhmen, mediat dhe komunikimin e drejtpërdrejtë kur është e përshtatshme.

Raportet nga puna e KSHZ -së dorëzohen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë (organet kompetente) dhe publikohen në faqen e internetit në afat sa më të shkurtë.

Pavarësia, paanshmëria dhe përgjegjësia

Anëtarët e KSHZ -së dhe të punësuarit veprojnë të pavarur nga çdo qendër e pushtetit, vendosim në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me faktet e përcaktuara, zbatojmë me përgjegjësi të gjitha aktivitetet e nevojshme për zbatimin e procedurës zgjedhore.

Përmirësim dhe avancim i vazhdueshëm i punës – djekja e parimit të Ciklit Zgjedhor

KSHZ-ja është i përkushtuar për arritjen (përsosjen) e standardeve më të larta të mundshme të udhëheqjes dhe menaxhimit me procesit zgjedhor. Duke vepruar kështu, ne ndjekim praktikat e mira ndërkombëtare dhe standardet e pranuara. Vazhdimisht bëjmë vetëevaluim, sepse duam të përmirësojmë vazhdimisht punën tonë dhe çdo cikël i ardhshëm zgjedhor të jetë më i mirë se ai i mëparshmi. Duke vepruar kështu, ne rrisim efikasitetin, e realizojmë punën me më pak përpjekje dhe rrisim efikasitetin, duke ulur kështu koston e punës sonë.

Skip to content