MISIONI DHE VIZIONI I KOMISIONIT SHTETËROR TË ZGJEDHJEVE

VETËM ZGJEDHJET QË KANË KREDIBILITET DHE I RESPEKTOJNË PRINCIPET E QEVERISJES SË MIRË KONTRIBUOJNË NË ZHVILLIMIN DEMOKRATIK TË SHOQËRISË

Komisioni Shtetëror Zgjedhor me realizimin e suksesshëm të zgjedhjeve, vendos bazat e demokracisë dhe kontribuojmë në rritjen e besimit në sistemin zgjedhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

KSHZ-ja bën përpjekje të vazhdueshme për të qenë shembull dhe për të ruajtur reputacionin e saj si e pavarur, e paanshme, e përgjegjshme dhe profesionale në punën e saj. KSHZ -ja është e gatshme të organizojë dhe realizojë zgjedhje dhe referendum që do të jenë në përputhje me normat demokratike universale sa herë që është e nevojshme. Në të njëjtën kohë, ne vendosëm të ndjekim parimin e ciklit zgjedhor dhe në të njëjtën kohë po punojmë në rritjen e kapaciteteve organizative dhe aftësive të administratës zgjedhore në mënyrë që të rrisim efikasitetin dhe efektivitetin e punës sonë. Ky plan strategjik është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta dhe një procesi të gjatë konsultimi me shërbimin profesional dhe të gjitha organet e tjera zgjedhore, duke përfshirë sugjerime nga më shumë institucione vendore dhe ndërkombëtare si dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR. Një sfidë e vërtetë është procesi i zbatimit të objektivave dhe përcaktimeve strategjike dhe ai proces përfshin bashkëpunim të ngushtë me organet e tjera kompetente shtetërore. Me këtë, KSHZ-ja bën thirrje për përkushtim dhe bashkëpunim me të gjithë aktorët, organet shtetërore, partitë politike, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ne jemi të hapur për të gjitha sugjerimet dhe ndihmën nga të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare me qëllim të mirë. Me këtë rast, si anëtarë të KSHZ -së, do të donim të falënderonim të gjithë ata që ndihmuan në përgatitjen e Planit Strategjik, të gjithë ata që ndihmojnë vazhdimisht punën e KSHZ -së dhe ata që do të punojnë shumë dhe të përkushtuar për zbatimin e aktiviteteve të planifikuara .

Misioni

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, garanton të drejtë vote të barabartë, universale dhe të drejtpërdrejtë, e cila realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe siguron kushte të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, me anë të zbatimit të suksesshëm të zgjedhjeve vendos fundamentin e demokracisë dhe kontribuon në rritjen e besimit të procesit zgjedhor, si dhe në institucionet demokratike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vizioni

Komisioni Shtetëror Zgjedhor, si institucion profesional dhe i pavarur, në punën e tij qeveriset në pajtim me Kushtetutën, ligjet , standardet ndërkombëtare të pranuara përgjithësisht, konventat dhe praktikat e mira në zgjedhje. Në hap me trendet botërore, KSHZ-ja futë teknologji të reja për të përmirësuar procesin zgjedhor. Përmes zbatimit efikas dhe efektiv të procesit zgjedhor, KSHZ -ja siguron që të gjithë akterët në procesin zgjedhor të kenë qasje të barabartë në ushtrimin e të drejtave të tyre të votimit.

Skip to content