Shkup, 16 shtator 2026 – Përfaqësimi formal i grave në proceset zgjedhore dhe politike në Maqedoninë e Veriut gradualisht po rritet, mirëpo fuqia e reale politike ende ngec mbrapa shifrave. Kjo është një nga mesazhet kryesore nga konferenca “Avancimi i pjesëmarrjes zgjedhore të grave nëpërmjet të dhënave, përfitimeve dhe partneriteteve”, që u mbajt në Shkup, e organizuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Misioni i OSBE-së në Shkup dhe “Programi për përkrahje zgjedhore” i Zvicrës.

Në konferencën fjalë kishin Abdush Demiri, nënkryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ambasadori Kilian Vall, shef i misionit të OSBE-së në Shkup, Kristof Somer, ambasadori i Zvicrës në Maqedoninë e Veriut dhe Kristofer Le Mon, nënkryetari për programe dhe strategji në IFES.

Megjithëse lista zgjedhore shfaq një barazi pothuaj të plotë demografike, ku dallimi është vetëm 500 femra në krahasim me meshkujt, megjithatë shifrat zbulojnë një hendek serioz gjinor në daljen nëpër komunat dhe rajonet. Prandaj, të dhënat statistikore nga kjo konferencë, për neve si institucion, janë një tregues i qartë për hapat e ardhshëm që duhet t’i ndërmarrë KSHZ-ja për mënjanimin e barrierave për realizimin e plotë dhe të papenguar të së drejtës së votës për secilën grua – theksoi nënkryetari i KSHZ-së, Abdush Demiri.

Në kuadër të konferencës, anëtarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu e prezantoi statistikën nga dalja e votuesve nëpër komuna nga zgjedhjet lokale 2025, të ndara në bazë gjinore. Gjatë prezantimit të saj, ajo theksoi që nëpërmjet analizës së shifrave vërehen trendet, gjendja dhe mundësitë për veprim.Të dhënat nuk janë fundi i analizës, por fillimi i veprimit, konkludoi Shehu në fjalimin e saj. Të dhënat tregojnë që rritja e numrit të kandidateve nuk nënkupton automatikisht edhe rritje proporcionale të numrit të grave të zgjedhura.

Në panelin e parë që ishte i dedikuar politikave dhe masave stimuluese për rritjen e pjesëmarrjes së grave në zgjedhjet, u prezantuan përvoja ndërkombëtare dhe mundësi për inkorporimin e masave stimuluese financiare për pjesëmarrje më të madhe të grave në zgjedhje.. Si shembull u prezantua modeli i Moldavisë, ku stimujt financiarë në lidhje me numrin e grave të zgjedhura kanë kontribuar për rritjen e përfaqësimit politik të tyre.

Vëmendje e posaçme u është dedikuar dezinformatave dhe raportimit mediatik në lidhshmëri me aspektin gjinor. Është theksuar që sjellja sulmuese ndaj grave në politikë është gjithnjë e më shpesh e fokusuar ndaj dukjes, moralit dhe jetës personale të grave, nëvend që ndaj politikave dhe rezultateve të tyre. Në atë drejtim, është theksuar nevoja për monitorim të dezinformacioneve të bazuar në aspektin gjinor gjatë gjithë ciklit zgjedhor dhe për një përgjigje të koordinuar të institucioneve, mediave dhe shoqërisë qytetare.

Në panelin e dytë, të dedikuar për shoqërinë qytetare dhe mediat, është theksuar që vizibiliteti i grave nuk është e njëjta gjë sikur edhe përfaqësimi real. Megjithëse 42.9 % të kandidatëve në vitin 2024 kanë qenë femra, vetëm 2,4 % të teksteve të analizuara kanë qenë në lidhje me çështjet gjinore. Pjesëmarrësit e konferencës kanë bërë thirrje për standarde të barabarta gazetarie për të gjithë kandidatët dhe për raportim të vazhdueshëm për punën e grave të zgjedhura, edhe pas përfundimit të zgjedhjeve.

Si parakusht i rëndësishëm për pjesëmarrje thelbësore është cekur edhe edukimi politik, rrjetëzimi dhe përkrahje e grave jashtë strukturave politike, paralelisht me forcimin e demokracisë përbrenda partive.

Anëtari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Boris Kondarko, e përmbylli konferencën me mesazhin se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, përmes fushatave edukative dhe informative për rritjen e daljes në votime, mund të kontribuojë direkt në theksimin dhe vlerësimin më të madh të votës dhe të së drejtës zgjedhore aktive të grave në zgjedhje.

Konferenca i bashkoi përfaqësuesit e institucioneve, komunitetin ndërkombëtar, komunitetin e ekspertëve dhe qytetarëve dhe mediat, me qëllimi që nëpërmjet të dhënave zgjedhore të ndara në bazë gjinore, përvojave ndërkombëtare dhe perspektivave vendase të identifikohen mundësitë konkrete për rritjen e pjesëmarrjes dhe ndikimin e grave në proceset zgjedhore dhe në sjelljen e vendimeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content