Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Bojan Mariçiq, së bashku me anëtarët e Komisionit, zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Zvicrës, Sh.T. Kristof Zomer, në të cilin fokusi ishte tek ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe forcimi i kapacitetit institucional të KSHZ-së si shtyllë kryesore për përparimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Në takim, anëtarët e KSHZ shprehën mirënjohje të madhe për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme nga Qeveria e Zvicrës, ndërsa kryetari Mariçiq prezantoi planet kryesore për forcimin e besimit në sistemin zgjedhor, duke theksuar se ky partneritet, i realizuar përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES), është me rëndësi thelbësore për reformat sepse ndihmon drejtpërdrejt në modernizimin e proceseve zgjedhore.

Ambasadori Zomer shprehu kënaqësinë për progresin e deritanishëm dhe rezultatet e arritura, duke theksuar se Zvicra në KSHZ njeh një partner proaktiv me kapacitet për udhëheqje në proceset reformuese dhe konfirmoi se qeveria zvicerane mbetet e përkushtuar në mbështetjen, gjë që është veçanërisht e rëndësishme këtë vit derisa Zvicra kryeson me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe kur ruajtja e standardeve zgjedhore dhe vlerave demokratike janë në krye të prioriteteve.

Në drejtim të këtyre përpjekjeve, nënkryetari i KSHZ-së, Abdush Demiri, tha se gjatë kësaj jave pritet publikimi i Raportit të OSBE/ODIHR për Zgjedhjet Lokale 2025 të realizuara, i cili do të shërbejë si udhërrëfyes për hapat e ardhshëm reformues.

Tema e takimit ishin edhe ndryshimet e ardhshme në Kodin Zgjedhor, ku u konstatuan në mënyrë të përbashkët se KSHZ-ja duhet të jetë pjesëmarrës aktiv në këtë process ndërsa kryetari Mariçiq theksoi se kjo është një mundësi për të eliminuar paqartësitë ligjore, ndërsa anëtarët e Komisionit shpjeguan sfidat lidhur me financimin e fushatave mediatike, duke nënvizuar se vetëm duke integruar rekomandimet e tyre bazuar në përvojë mund të krijohet një ligj i zbatueshëm që garanton një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik. Në takim, ku ishte e pranishme edhe drejtoresha e IFES-it, Joana Kozma, u theksua se për KSHZ-në Zvicra nuk është vetëm një donator, por një partner me të cilin ndahen të njëjtat qëllime dhe vlera, të cilat do të vazhdojnë të promovohen edhe në të ardhmen me qëllim mbrojtjen e vullnetit demokratik të qytetarëve dhe forcimin e mëtejshëm të besimit publik në të gjithë sistemin.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content