Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Bojan Mariçiq, së bashku me anëtarët e Komisionit, Aleksandar Dashtevski dhe Boris Kondarko, morën pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë: “Gatishmëria e institucioneve për t’iu përgjigjur ndërhyrjeve të huaja dhe manipulimit me informacione (SMMI): sfidat, koordinimi dhe hapat e ardhshëm”, e organizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit (ISK).
Prania dhe përfshirja e udhëheqjes së KSHZ-së në këtë aktivitet e konfirmon përcaktimin strategjik të Komisionit për mbrojtjen e besueshmërinë e proceseve zgjedhore nga ndikimet e jashtme dhe fushatat e dezinformimit. Në këtë aktivitet, ekspertë të lartë vendas dhe ndërkombëtarë, ndër të cilët edhe përfaqësues nga OSBE/ODIHR dhe Shërbimi i Komunikimeve i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, diskutuan për nevojën e mobilizimit shumë më herët para mbajtjes së vetë zgjedhjeve, duke theksuar domosdoshmërinë e përfshirjes së hershme të të gjitha institucioneve përkatëse. Ekspertja nga OSBE/ODIHR, Françeska Bogeri, theksoi se është e domosdoshme që institucionet të fillojnë monitorimin e këtyre dukurive shumë më herët, me qëllim që të mundësohet komunikim dhe koordinim në kohë.
Për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërtimi i rezistencës ndaj ndikimeve të këtilla paraqet një element kyç në konsolidimin e kapaciteteve institucionale. Pjesëmarrja në diskutim mundësoi shkëmbimin e përvojave mbi modelin britanik „RESIST“ (RESIST), si dhe mbi modelet e koordinimit që mund të zbatohen në kontekstin kombëtar me qëllim mbrojtjen e vullnetit të lirë të qytetarëve dhe diskursit demokratik.
Ngjarja u organizua në kuadër të projektit “Forcimi i gatishmërisë operacionale të Qeverisë për t’iu përgjigjur SMIM në Maqedoninë e Veriut”, i mbështetur nga Ambasada Britanike në Shkup.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE






