Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbajti seancën e 13-të, në të cilën u shqyrtuan dhe u miratuan njëzëri pikat e rendit të ditës, të cilat kanë të bëjnë me përgatitjen dhe organizimin e Zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, të caktuara për 18 tetor të vitit 2026.

Në përputhje me Kalendarin e afateve për zbatimin e Zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës për vitin 2026, Komisioni e miratoi Udhëzimin për zbatimin e shqyrtimit publik në Listës zgjedhore dhe Thirrjen publike për verifikimin e të dhënave në Listën zgjedhore, e cila zyrtarisht fillon më datë 22 gusht dhe do të zgjasë deri më datë 10 shtator të vitit 2026. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët e Komunës së Brvenicës do të mund të kontrollojnë të dhënat e tyre dhe të dorëzojnë kërkesa për regjistrim, fshirje ose ndryshim personalisht në Njësinë Rajonale të KSHZ-së në Tetovë, çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 20:00, duke përfshirë edhe ditët e fundjavës dhe festat, ndërsa më 10 shtator deri në orën 24:00, ose në formë elektronike në  [email protected].

Në bazë të kërkesave të dorëzuara për regjistrim në Regjistrin e radiodifuzorëve, mediave të shtypit dhe mediave elektronike (portalet e internetit) dhe listat e çmimeve, Komisioni i miratoi Aktvendimin dhe Regjistrin për regjistrimin e 21 mediave (2 televizione, 3 radiostacioneve dhe 16 media elektronike) të cilat do të sigurojnë reklamim të paguar politik për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës.

Me qëllim të sigurimit të integritetit të lartë dhe transparencës së procesit zgjedhor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Kodin për vëzhgimin e Zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, me të cilin rregullohen në mënyrë të detajuar rregullat, detyrimet dhe procedurat për sjellje të paanshme dhe ushtrim të detyrave të tyre, në përputhje me Kodin Zgjedhor, për të gjithë vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në seancë po ashtu u miratuan edhe disa vendime operacionale, ndër të cilat Vendimi për përcaktimin e pamjes së bexheve për identifikim, si dhe plotësimi i Vendimit për formimin e trupave ndihmëse të KSHZ-së të nevojshme për organizimin dhe zbatimin e aktiviteteve zgjedhore.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informon se përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës po zhvillohen sipas dinamikës së parashikuar dhe në përputhje me Kalendarin e përcaktuar të afateve. Komisioni mbetet plotësisht i përkushtuar në sigurimin e një procesi zgjedhor ligjor, transparent dhe të zbatuar në mënyrë profesionale, ndërsa të gjitha aktet, informacionet dhe njoftimet e miratuara qytetarët mund t’i gjejnë në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Seanca e 13-të e KSHZ-së  

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content