Shkup, 17 shtator 2026 – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, sot e mbajti seancën e 15-të në të cilën u shqyrtuan dhe miratuan dy pika.

Pas miratimit të procesverbalit nga seanca e 14-të, anëtarët e KSHZ-së njëzëri e miratuan vendimin për publikimin e përshkrimeve të vendvotimeve, për Zgjedhjet e parakohshme për Kryetar të Komunës Bërvenicë.

Publikimi i përshkrimeve të vendvotimeve është në kuadër të procedurës për përcaktimin, ndryshimin dhe shpalljen e vendvotimeve në përputhje me të cilën KSHZ-ja, bazuar në përshkrimet profesionale-teknike të vendvotimeve miraton aktvendim me të cilin do ta përcaktojë numrin dhe përshkrimin për secilin vendvotim veçmas, me përcaktim të vendbanimeve, përkatësisht rrugëve dhe numrave të shtëpive që përfshihen në vendvotimet dhe objektin e votimit.

Përshkrimi profesional-teknik i vendvotimeve përmban: komunën, numrin e njësisë zgjedhore, numrin e vendvotimit, vendbanimin dhe lokacionin e vendvotimit (objektin dhe adresën e objektit në të cilin do të zhvillohet votimi, lagjen), nëse vendvotimi është krejtësisht vend i populluar, rruga (emri), indikator të numrit të shtëpisë (nga numër – deri numër).

Në përputhje me Kodin Zgjedhor, ndryshimi i përshrkimeve të vendvotimeve mund të bëhet më së voni më 17.09.2026 si datë e përcaktuar në Kalendarin e afateve për zhvillimin e Zgjedhjeve të parakohshme për Kryetar të Komunës Bërvenicë.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content