Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot e mbajti seancën e 17-të në të cilën pikë e rendit ditor ishte përmbyllja e Listës Zgjedhore për Zgjedhjet e parakohshme për Kryetar të Komunës Bërvenicë.

Në funksion të zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës Bërvenicë, ndërsa në përputhje me nenin 52 dhe nenin 31 paragrafi (2), pika 2 të Kodit Zgjedhor, ndërsa në bazë të shqyrtimit publik të përfunduar dhe të dhënave të dorëzuara nga Enti Shtetëror për Statistikë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njëzëri e miratoi Vendimin për përmbylljen e Listës Zgjedhore për Zgjedhjet e parakohshme për Kryetar të Komunës Bërvenicë.

Sipas vendimit të miratuar, Lista Zgjedhore për Komunën Bërvenicë përmbyllet me gjithsej 16,256 votues të regjistruar në Listën Zgjedhore. Prej tyre, në ekstraktet e Listës Zgjedhore të regjistruar janë 15,798 votues, në ekstraktin e posaçëm të Listës Zgjedhore për personat, të cilët në përputhje me evidencën e organit kompetent, janë në punë ose qëndrim të përkohshëm jashtë shtetit, të regjistruar janë 449 votues, ndërsa 9 votues janë të regjistruar në ekstraktin e posaçëm të Listës Zgjedhore për personat, të cilët gjatë zgjedhjeve janë duke vuajtur dënim me burg ose janë në paraburgim.

Me këtë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve me kohë përfundoi edhe një aktivitet qenësor në përputhje me Kalendarin e Afateve për zhvillimin e veprimeve zgjedhore për zhvillimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kryetar të Komunës Bërvenicë, që do të mbahen më 18 tetor 2026.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content