Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Enti Shtetëror i Revizionit sot, më 16 shtator 2025, në Shkup, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në prag të Zgjedhjeve Lokale, me çka e vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer profesional dhe të specializuar.
Me këtë Memorandum, tre institucionet e forcojnë përcaktimin e tyre për bashkëpunim të drejtpërdrejtë, koordinim dhe ndihmë të ndërsjellë në zbatimin e dispozitave për financimin e fushatës zgjedhore, shkëmbimin e informatave dhe të dhënave, si dhe veprim të menjëhershëm ndaj parregullsive të konstatuara.
Theks i posaçëm i është vendos transparencës në financimin e fushatës zgjedhore përmes shkëmbimit të rregullt të raporteve financiare, si dhe aktiviteteve të përbashkëta për avancimin e respektimit të rregullativës zgjedhore me qëllim të organizimit të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike.
Memorandumi gjithashtu parasheh bashkëpunim të ndërsjellë në trajtimin e ankesave, parashtresave dhe procedurave tjera me interes të përbashkët, konsultime dhe shkëmbim përvojash, si dhe krijimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.
Me nënshkrimin e këtij dokumenti, KSHZ, KShPK dhe ESR dërgojnë një mesazh të qartë për vendosmërinë e tyre që të sigurojnë një proces zgjedhor kredibil dhe të rrisin besimin e qytetarëve në institucionet dhe zgjedhjet.
Memorandum i bashkëpunimit me KSHZ-në, KPSHPK-në dhe ESHR-në
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE









