• Тë drejtë vote ka çdo shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut që i ka mbushur 18 vjet dhe është i regjistruar në Listën Zgjedhore.
    Shikimi në Listën zgjedhore fillon më 21 gusht dhe do të zgjasë deri më 9 shtator.
  • Gjatë kësaj periudhe mund të paraqisni kërkesë për regjistrim, ndryshim dhe fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore.
  • Voton në vendvotimin më të afërt sipas adresës së banimit me të cilën jeni regjistruar në Listën Zgjedhore.
  • Gjithmonë votohet vetëm, në emrin tuaj dhe vetëm një herë.
  • Votimi është i lirë dhe i fshehtë dhe askush nuk mund të përcaktojë se si keni votuar.
  • Për të votuar, duhet të identifikoheni me letërnjoftim ose pasaportë dhe me gjurmën e gishtit tregues. Gjurmët e gishtërinjve kontrollohen me pajisje teknike të udhëhequra nga Këshilli Zgjedhor.
  • Duhet të nënshkruheni në ekstraktin e Listës Zgjedhore në vendvotimin tuaj.
  • Çdo votues merr vetëm nga një fletëvotim për kryetarin e komunës dhe për këshillin komunal.
  • Votuesit nga Qyteti i Shkupit marrin edhe nga një fletëvotim për kryetarin dhe këshillin e Qytetit.
  • Në fletëvotim vendoset vulë në vendin e përcaktuar për vulë.
  • Votohet duke rrethuar numrin rendor para kandidatit, gjegjësisht bartësit të listës së kandidatëve.
  • Fletëvotim i vlefshëm është vetëm fletëvotimi i rrethuar me stilolaps me ngjyrë të kaltër.
  • Fletëvotimi paloset dhe vendoset në kutinë e votimit.
  • Ndalohet përdorimi i celularëve dhe fotoaparateve për fotografim të fletëvotimit.
  • Askush nuk guxon t’ju thërrasë për përgjegjësi për shkak të votimit, as të kërkojë të tregosh se si ke votuar ose pse nuk ke votuar.
  • Nëse e drejta juaj personale e votimit është shkelur në çdo fazë të procesit ose gjatë procedurës së realizimit të votimit, mund të paraqisni parashtresë deri te KSHZ brenda 24 orëve.
  • KSHZ është e detyruar në afat prej 4 orësh pas pranimit të parashtresës tënde të sjellë vendim.
  • Kundër vendimit të KSHZ-së mund të paraqisni padi deri te Gjykata Administrative në afat prej 24 orësh pas marrjes së vendimit.

Seanca të drejtëpërdrejta të KSHZ-së

Konferencat për shtyp të KSHZ-së drejtpërdrejt

Video inçizim i seancave të KSHZ-së

Kalendar i Veprimtari

H Hën

M Mar

M Mër

E Enj

P Pre

S Sht

D Die

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

0 veprimtari,

Преостанато време за гласање:
0Ditë0Orët0Minuta

Rregullativa

Kodi Zgjedhor, Akte nënligjore

Organet zgjedhore

Rezultatet e zgjedhjeve të mëparshme

Zgjedhjet – Arkivi

Rezultatet e zgjedhjeve të mëparshme

Vendvotim

Përshkrim i vendvotimeve

80

Komunat

3480

Vendvotimet

1 798 110

Numri i përgjithshëm i votuesve në Listën zgjedhore
(Gjendja e të dhënave më 01.12.2023)

Skip to content