Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i informon radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (internet-portalet), që do të sigurojnë reklamim politik me pagesë për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme për kryetar të Komunës Bërvenicë, viti 2026, se janë të detyruar të regjistrohen në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, në afat prej 3 ditësh nga dita e shpalljes së zgjedhjeve.
Radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (internet-portalet) dorëzojnë “Kërkesë për regjistrim në regjistrin e radiodifuzerëve, mediave të shtypit dhe mediave elektronike (internet-portale) për Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës Bërvenicë, viti 2026”, deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, detyrimisht me gjendjen rrjedhëse në shtojcë, të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo më të vjetër se 3 ditë.
Kërkesat për regjistrim me gjendjen rrjedhëse në shtojcë parashtrohen në formë elektronike në adresën elektronike si vijon: [email protected] ose në deri te arkivi i KSHZ-së në bul. “Shën Qirili dhe Metodij”, nr. 54, 1000 Shkup (më së voni deri më 10 gusht 2026, deri në orën 24:00).
Bazuar në kërkesat për regjistrim, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të përgatitë “Regjistër të radiodifuzerëve, mediave të shtypit dhe mediave elektronike (internet-portale) për Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës Bërvenicë, viti 2026” që do të japin shërbime për reklamim politik me pagesë gjatë Zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës Bërvenicë, 2026. Regjistri me kërkesat e parashtruara dhe të pranuara në mënyrë të rregullt për regjistrim në regjistrin e radiodifuzerëve, mediave të shtypit dhe mediave elektronike (internet-portale) për Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës Bërvenicë, viti 2026, do të publikohet në faqen e internetit të Komisionit.
Radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (internet-portalet) janë të detyruar që në afat prej pesë ditësh nga dita e shpalljes së zgjedhjeve të përcaktojnë listat të çmimeve për reklamim politik me pagesë për pjesëmarrësit në procesin zgjedhor (më së voni deri më 12 gusht 2026, deri në orën 24:00).
Radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (internet-portalet) janë të detyruar që listat e çmimeve për secilën media veçmas për reklamim politik me pagesë t’i aplikojnë edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe gjatë kësaj, çmimin mesatar (mesin aritmetik) për një sekondë për 24 orë, të fituar sipas periudhave kohore të ndryshme çmim-reklamë, edhe atë:
Periudha 1 – nga ora 00:00 deri në orën 08:00, Periudha 2 – nga ora 08:00 deri në orën 16:00 dhe Periudha 3 – nga ora 16:00 deri në orën 24:00, tek radiodifuzerët për reklamim politik me pagesë, si dhe çmimin për qiramarrje të hapësirës reklamuese në median e shtypit nuk e tejkalon çmimin mesatar të reklamimit të secilit radiodifuzer veçmas të përllogaritur në pesë ciklet e fundit zgjedhore, që janë zhvilluar në territorin e tërë shtetit edhe atë për Zgjedhjet për anëtarë të këshillave komunalë dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit në vitin 2025, Zgjedhjet për President të Repuiblikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2024, Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2024, Zgjedhjet për anëtarë të këshillave komunalë dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit në vitin 2021 dhe Zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2020, ndërsa për mediat elektronike (internet-portalet), çmimi për qiramarrje të hapësirës reklamuese në internet-portalin për reklamim politik me pagesë të mos e tejkalojë çmimin mesatar për reklmamim, të përllogaritur për pesë ciklet e fundit zgjedhore.
Për radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (internet-portalet) që nuk kanë marrë pjesë në të gjithë 5 ciklet e kaluara zgjedhore, çmimi për reklamim politik me pagesë nuk mund ta tejkalojë çmimin mesatar të reklamimit, i përllogaritur në pesë ciklet e kaluara zgjedhore në përputhje me Udhëzuesin për mënyrën dhe procedurën e vërtetimit të çmimit mesatar të dakorduar për reklamim politik me pagesë për çdo radiodifuzer, media shtypi dhe portal elektronik (internet-portal), që nuk ka marrë pjesë në pesë ciklet e fundit zgjedhore, i miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve me nr. 08-1926/1 të datës 07.08.2026.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka për detyrë që t’i vërtetojë dhe publikojë në ueb faqen e vet listat e çmimeve të dorëzuara me çmimet mesatarisht të përllogaritura, të përcaktuara nga radiodifuzerët dhe mediat e shtypit, si dhe t’i publikojë listat e çmimeve me çmimet e përcaktaura nga mediat elektronike (internet-portalet), në afat prej 10 ditësh nga skadimi i afatit për dorëzimin e listave të çmimeve, të përcaktuara në paragrafin (3) të këtij neni.
Në rast se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konstaton parregullsi në listat e çmimeve të radiodifuzerëve dhe mediave të shtypit, e informon entitetin mediatik përkatës që të bëjë korrigjimin e listës së çmimeve në afat prej 72 orësh nga pranimi i informacionit.
Arkivi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të merret me pranimin e kërkesave për regjistrim në regjistrin e radiodifuzerëve, mediave të shtypit dhe mediave elektronike (internet-portale) më datë 10.08.2026 (e hënë), deri në orën 24:00.
Shënim: Në konsideratë do të merren vetëm kërkesat për regjistrim në Regjistër, të dorëzuara rreptësisht në postën e paraqitur më sipër: [email protected] ose në arkivin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE


