
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e mbajti seancën e 12-të, në të cilën Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve informoi se me Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës me numër 09-5125/1 të datës 07.08.2026, të miratuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u shpallën zgjedhje të parakohshme për zgjedhjen e kryetarit në Komunën e Bërvenicës, të cilat parashikohet të mbahen më datë 18.10.2026.
Me qëllim të respektimit të plotë të të gjitha afateve dhe procedurave ligjore, të cilat në bazë të Aktvendimit dhe Kodit Zgjedhor fillojnë të rrjedhin nga dita e shpalljes së Aktvendimit për shpalljen e zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka për obligim të miratojë të gjitha aktet e nevojshme nënligjore dhe të përcaktojë Kalendarin e afateve për veprimet zgjedhore, me çka do të mundësohet përgatitje në kohë, e ligjshme dhe efikase e procesit zgjedhor në këtë komunë.
Në këtë drejtim, Komisioni Shtetëror I Zgjedhjeve i shqyrtoi dhe njëzëri i miratoi Kalendarin e afateve për realizimin e veprimeve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për zgjedhje të kryetarit të Komunës së Bërvenicës, Udhëzuesin për mënyrën dhe procedurën për përcaktimin e çmimit mesatar të dakorduar dhe çmimit më të ulët për reklamim politik të paguar për radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe portalet elektronike (portalet e internetit) që nuk kanë marrë pjesë në pesë ciklet e fundit zgjedhore,Vendimin për përcaktimin e nevojës për formimin e trupave ndihmës të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe aktet e tjera të nevojshme për përgatitjen dhe zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Bërvenicës;
Me miratimin e Kalendarit të afateve, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i përcaktoi afatet dhe aktivitetet që do të zhvillohen në procesin zgjedhor, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor, me çka zyrtarisht fillon realizimin e veprimeve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për zgjedhje të kryetarit të Komunës së Bërvenicës.
Në kuadër të seancës, Komisioni e miratoi edhe Udhëzimin për mënyrën dhe procedurën për përcaktimin e çmimit mesatar të dakorduar dhe çmimit më të ulët për reklamim politik të paguar për radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe portalet elektronike (portalet e internetit) që nuk kanë marrë pjesë në pesë ciklet e fundit zgjedhore, me qëllim që të sigurohet aplikim i barabartë i dispozitave ligjore që vlejnë për reklamimin politik me pagesë gjatë fushatës zgjedhore.
Gjithashtu, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e përcaktoi nevojën për formimin e trupave ndihmës për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore, miratoi vendim për parashtrim të kërkesës deri te Ministria e Punëve të Brendshme për të dhënat për azhurnimin e Listës Zgjedhore, si dhe konkluzionin për dorëzim të kërkesës deri te gjykatat themelore për sigurimin e të dhënave të nevojshme për azhurnimin e listës, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor.
Në kuadër të seancës u miratuan edhe formularët për procedurën për parashtrimin e listave të kandidatëve, është miratuar konkluzion për rendësin dhe zbatimin e akteve nënligjore të miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, që do zbatohen në procesin zgjedhor, ndërsa anëtarët e Komisionit informuan edhe për vëzhgimin e zgjedhjeve.
Gjithashtu, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e realizoi përzgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit Komunal Zgjedhor Bërvenicë, me çka janë krijuar kushte për zbatimin e papenguar të të gjitha aktiviteteve zgjedhore në përputhje me afatet dhe kompetencat ligjore.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

