
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e mbajti seancën e 11-të, në të cilën i shqyrtoi dhe njëzëri i miratoi Vendimin për plotësimin e Vendimit për shpërndarjen e mjeteve për Komisionet Komunale Zgjedhore për kompensimet e këshillave zgjedhorë dhe Komisioneve Komunale Zgjedhore, në komunat që kanë xhirollogari të bllokuara, Vendimin për angazhimin e personave në grupin punues për infrastrukturën e serverit dhe rrjetit, mirëmbajtjen e bazave të të dhënave dhe përpunimin e listave zgjedhore dhe përcaktimin e kompensimit për personat e angazhuar si dhe Planin vjetor për punësime për vitin 2027.
Vendimi për plotësimin e Vendimit për shpërndarjen e mjeteve për Komisionet Komunale Zgjedhore është miratuar pas një kërkese të dorëzuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor i Dellçevës, me të cilën është sugjeruar për një lëshim teknik gjatë përllogaritjes së kompensimit për një vendvotim gjatë zbatimit të zgjedhjeve lokale në vitin 2025. Pas mendimit pozitiv të fituar nga Ministria e Financave për sigurim të mjeteve të nevojshme, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi plotësim të vendimit të mëparshëm me qëllim që me kohë të bëhet pagesa e kompensimeve të përcaktuara me ligj.
Në suazat e seancës, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e miratoi edhe Vendimin për angazhimin e personave në Grupin punues për infrastrukturën e serverit dhe rrjetit, mirëmbajtjen e bazave të të dhënave dhe përpunimin e listave zgjedhore, me çka sigurohet vazhdimësi në funksionimin, mirëmbajtjen dhe avancimin e sistemeve të informacioneve të Komisionit, si dhe për kryerjen e papenguar të aktiviteteve rrjedhëse lidhur me Listën Zgjedhore.
Gjithashtu, Komisioni e miratoi edhe Planin Vjetor për punësime për vitin 2027, që është përpiluar në përputhje me detyrimet ligjore dhe paraqet bazë për planifikimin e nevojave për personel të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve vitin e ardhshëm, në drejtim të sigurimit të ushtrimit efikas dhe të papenguar të kompetencave të veta.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

