Sot, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e fillon procesin e pranimit të kërkesave për vëzhgimin të Zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të komunës Bërvenicë 2026, që do të mbahen më 18 tetor 2026.
Kërkesat për vëzhgim mund të dorëzohen:
– të gjitha shoqatat vendase dhe organizatat e huaja, të cilat janë të regjistruara në përputhje me ligjin, të paktën një vit para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa në statutet e të cilave është i përfshirë parimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
– organizatat ndërkombëtare dhe
– përfaqësues të vendeve të huaja.
Parashtruesit e kërkesave për monitorimin e zgjedhjeve paraqesin Kërkesë për regjistrimin
e vëzhguesve të procesit zgjedhor, të cilën mund ta gjeni në ueb faqen www.sec.mk.
Shoqatat vendase dhe organizatat e huaja, përveç Kërkesës parashtrojnë edhe:
- kopje të Statutit të shoqatës,
- kopje nga regjistri pranë organit kompetent,
- listë të vëzhguesve dhe
- kopje të dokumentit për identifikim të vëzhguesve të propozuar.
Organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e shteteve të huaja, përveç Kërkesës për vëzhgim, parashtrojnë edhe:
- listë të vëzhguesve dhe
- kopje dokumenti për identifikimin e vëzhguesve të propozuar.
Zgjedhjet mund t’i monitorojnë përfaqësues të mediave vendase dhe mediave të huaja.
Përfaqësuesit e mediave të huaja parashtrojnë edhe kërkesë për akreditim deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duke i parashtruar dokumentet e mëposhtme në shtojcë:
- formular për akreditim të mediave që mund të shkarkohet nga ueb-faqja www.sec.mk.
- listë të gazetarëve, kameramanë, fotoreporterë dhe
- kopje të dokumentit për identifikim personal.
Përfaqësuesit e mediave nga Republika e Maqedonisë së Veriut nuk i nënshtrohen procesit të akreditimit.
Kërkesat me shtojcat e nevojshme parashtrohen në mejll adresën [email protected], më së voni dhjetë ditë para ditës së votimi.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do t’u lëshojë autorizim të gjithë parashtruesve për vëzhgim dhe monitorim të zgjedhjeve, të cilët i plotësojnë kushtet, më së voni 7 ditë pas parashtrimit të kërkesës.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE


