Лого ДИК новости

Në seancë, KSHZ-ja lëshoi akreditime për vëzhgim sipas kërkesave për akreditim të vëzhguesve për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 të parashtruara nga : OSBE AP, Euronjuz Shqipëri, Agjencia e informimit Kosova Press, Fondacioni Romët për Demokraci, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, ABC Njus Shqipëri, Asoshiejt Pres, Televizioni ARD Gjermani,  TV Serbi 1, Radio Televizioni i Kosovës, Televizioni ZDF Gjermani, Qendra Maqedonase për Zhvillim Kulturor, Wake – up, TV N1 Serbi, Televizioni Nacional Bullgar, IFES – Zyra në Maqedoninë e Veriut.

KSHZ-ja do të lëshojë bexhe  për secilin vëzhgues të akredituar, i cili duhet të respektojë Kodin për rregullat e vëzhgimit të zgjedhjeve dhe procedurën zgjedhore të vëzhguesve vendorë dhe të huaj, të miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Njëkohësisht, KSHZ-ja informoi se të njëjtit në ditën e zgjedhjeve do të mund të lëvizin lirisht në çdo VV dhe KKZ, si dhe të incizojnë  gjatë votimit në VV. Ajo që nuk është e lejuar është që të  incizohet ose fotografohet prapa paravanit të votimit dhe Listës zgjedhore, duke pasur parasysh se ajo përmban të dhëna personale të qytetarëve.

KSHZ-ja sërish e informoi opinionin se në Zgjedhjet Presidenciale do të mund të votojnë qytetarët me dokumente të vlefshme për identifikim personal, si dhe qytetarët të cilëve u kanë skaduar dokumentet personale për çfarëdo arsye (fuqi të ligjit ose afatit të vlefshmërisë) nga data 24 korrik 2023 deri më mbajtjen e zgjedhjeve më datë 24 prill 2024.

Njëkohësisht, KSHZ-ja informoi se gjatë ditës zhvillohet votimi për personat e pafuqishëm ose të sëmurë dhe personat në arrest shtëpiak, personat të cilët janë në vuajtje të dënimit me burg ose janë në paraburgim, personat e zhvendosur brenda vendit dhe personat të cilët gjatë zgjedhjeve janë në përkujdesje në institucione të kujdesit jashtëfamiljar, si dhe votim në përfaqësitë diplomatike-konsullore dhe zyrat konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content