Лого ДИК новости

Në seancë, KSHZ-ja miratoi Konkluzionin për shpalljen e rezultateve përfundimtare dhe shpërndarjen e mandateve sipas njësive zgjedhore për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga zgjedhjet e mbajtura për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtura më 8 maj 2024.

Pasi që brenda afatit ligjor Gjykata Administrative i hodhi si të pabazuara të gjitha paditë e Koalicionit Fronti Europian dhe i vërtetoi Aktvendimet e KSHZ-së për anulimin e votimit, KSHZ-ja i miratoi Aktvendimet për përsëritjen e votimit në Njësinë Zgjedhore 5 në VV 1470/1, VV 1470 në Komunën e Dollnenit, VV 1194 dhe VV 1202 në Komunën e Krushevës, VV 1844 në Komunën e Strugës dhe VV 1272 në Komunën e Ohrit, në pajtim me nenin 151 paragrafi 3 të Kodit Zgjedhor dhe Aktvendimin për përsëritjen e votimit në Njësinë Zgjedhore 6, VV 2101 në Komunën Zhelinës, në përputhje me nenin 151 paragrafi 3 të Kodit Zgjedhor.

Në përputhje me këtë, KSHZ-ja miratoi Aktvendime për shkarkimin e këshillave zgjedhorë që kanë realizuar votimin në këto vendvotime.
Në seancë, KSHZ-ja njoftoi se të gjithë personat të sëmurë dhe të pafuqishëm që janë të paraqitur më parë do të mund të votojnë më 21 maj 2024.
Njëkohësisht, KSHZ-ja informoi se heshtja zgjedhore fillon më datë 20 maj 2024, në ora 00:00.

Aktet e miratuara në këtë seancë do të publikohen në ueb faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content