Përbërja e re e sapoemëruar e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot, më  11.02.2026, mbajti seancën e 1-rë, në të cilën u shqyrtuan dhe miratuan disa vendime dhe konkluzione nga Rendit i Ditës, të cilat kanë të bëjnë me veprimtarinë e rregullt dhe përgatitjen teknike të institucionit.

Me qëllim të realizimit të pandërprerë të aktiviteteve specifike që kërkojnë njohuri të veçanta teknike, KSHZ-ja miratoi vendim për angazhimin e ekspertëve të jashtëm në grupin punues për infrastrukturën e TIK-ut dhe përpunimin e Listës zgjedhore. Kryetari Mariçiq sqaroi se ky angazhim është i dedikuar dhe i bazuar në projekt, me qëllim ruajtjen e standardeve më të larta të sigurisë së bazave të të dhënave, me angazhim të personave deri në korrik të vitit 2026.

Përveç kësaj, u miratau edhe vendim për përcaktimin dhe pagesën e kompensimit për dy persona, të angazhuar si trupa ndihmëse në njësitë rajonale dhe në KSHZ për Zgjedhjet Lokale 2025, të cilët për shkak të një lëshimi teknik në Vendimin e mëparshëm për përcaktimin dhe pagesën e kompensimit për personat e angazhuar për Zgjedhjet Lokale 2025, kishin mbetur të papërfshirë.

Anëtarët e Komisionit e miratuan njëzëri Njoftimin lidhur me Draft-raportin e Entit Shtetëror për Revizion për vitin 2024.

Po ashtu, në kuadër të detyrimeve ligjore për harmonizimin e gjendjeve, u miratua edhe Raporti për regjistrimin vjetor të inventarit (pajisje dhe lloje të tjera të materialeve) për vitin 2025. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vazhdon të veprojë si garant i mbrojtjes së proceseve demokratike, duke konfirmuar se respektimi i plotë i parimeve të transparencës dhe përgjegjësisë mbetet bazë për çdo vendim të miratuar.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content