Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, me datë 09.08.2025, me fillim në ora 17:00, mbajti mbledhjen e 128-të, në të cilën u shqyrtuan dhe njëzëri u miratuan dymbëdhjet pika të rendit të ditës lidhur me përgatitjet për realizimin e Zgjedhjeve Lokale 2025, dhe atë:

  1. Kalendari i afateve për realizimin e veprimeve zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale;
  2. Udhëzim për mënyrën dhe procedurën për përcaktimin e çmimit mesatar dhe më të ulët për reklamim politik të paguar për mediat që nuk kanë marrë pjesë në pesë ciklet e fundit zgjedhore;
  3. Udhëzim për mënyrën e realizimit të mjeteve nga Komisionet Komunale Zgjedhore;
  4. Konkluzion për shfuqizimin e Rregullores ekzistuese për procedurën për mbledhjen e nënshkrimeve dhe përcaktimin e noterëve;
  5. Vendim për nevojën e formimit të trupave ndihmëse të Komisionit për realizimin e aktiviteteve zgjedhore;
  6. Vendim për përcaktimin e shpenzimeve për realizimin e zgjedhjeve;
  7. Formular për automjetet zyrtare, i dorëzuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit;
  8. Kërkesë drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme për të dhëna për përditësimin e Listës Zgjedhore;
  9. Njoftim për mediat për regjistrim për reklamim politik të paguar në KSHZ;
  10. Konkluzione për dorëzimin e akteve te institucionet përkatëse, duke përfshirë:
    • Kërkesa për të dhëna nga administrata publike,
    • Kërkesa nga gjykatat për personat me aftësi të kufizuara juridike,
    • Njoftime për vetëqeverisjen lokale për sigurimin e kushteve teknike;
  11. Detyrim për Komisionet Komunale Zgjedhore për fillimin e përgatitjeve për zgjedhje;
  12. Informim mbi procesin e vëzhgimit të Zgjedhjeve Lokale 2025;
  13. Të ndryshme.
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbetet i përkushtuar për një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe në përputhje me ligjin, dhe u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira – institucioneve, mediave, subjekteve politike dhe qytetarëve – që të kontribuojnë për realizimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale të ardhshme.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content