Лого ДИК новости

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mori pjesë në shënimin e Ditës së unitetit gjerman.

Me ftesë të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) më 3 tetor 2025 morën pjesë në pritjen solemne me rastin e shënimit të Ditës së unitetit gjerman.

Solemnitetin, i cili u mbajt në Shkup, e hapi Ambasadorja gjermane, Sh.S. Petra Drexler, me një fjalim frymëzues ku theksoi rëndësinë e solidaritetit evropian, miqësisë ndërmjet popujve dhe rolin e Maqedonisë së Veriut si një partner i sigurt dhe i besueshëm i Gjermanisë në NATO dhe në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content