Në takimin koordinativ ndërmjet Dr.Bujar Osmani, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Koordinatorit nacional të IPA-s, i cili u mbajt në hapësirat e Komisionit shtetëror zgjedhor, u diskutua rreth masave dhe aktiviteteve të cilat po ndërmerren për zbatimin e pandërprerë të Zgjedhjeve për Kryetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, 2019.

Në takim ndërmjet Dr. Bujar Osmanit, zëvendëskryetar i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe koordinatorit nacional të IPA-së, tregoi interes për kapacitetet administrative-teknike dhe nevojat e Komisionit shtetëror zgjedhor, me qëllim që të tejkalohen problemet dhe mangësitë eventuale për pasqyrimin pozitiv të procesit të tërësishëm zgjedhor.

Të dy palët theksuan rëndësinë e këtyre Zgjedhjeve që të zbatohen në atmosferë të drejtë dhe demokratike, në përputhje me dispozitat pozitive ligjore dhe legjislacionin ndërkombëtar, të cilët do të paraqesin indikator (tregues) të rëndësishëm dhe parakusht në progresin e implementimit në Prioritetet urgjente të reformave gjegjësisht zbatimin e Listës së prioriteteve të Planit 18 në pjesën e Zgjedhjeve për pritjen e rezultateve të cilat do të sjellin vlerësim pozitiv në raportin e Komisionit Evropian.

KOMISIONI SHTETËROR ZGJEDHOR

Skip to content