Në pajtim me nenin 78-a paragrafi 5 dhe 6 të Kodit Zgjedhor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, numër 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16, 142/16, 67/17, 125/17, 35/18, 99/18, 140/18, 208/18, 27/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, numër 98/19, 42/20, 74/21, 215/21, 58/24, 76/24 dhe 116/25), Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve organizon short me të cilin do të shpërndahen lokacionet e paneleve reklamuese dhe bilbordeve që ofrohen për reklamim politik nga ana e personave juridikë që menaxhojnë me to, në lidhje me Zgjedhjet e përsëritura për kryetar të komunës së Gostivarit, kryetar të komunës së Vrapçishtit, kryetar të komunës së Mavrovës dhe Rostushës dhe kryetar të komunës së Qendër Zhupës, viti 2026.
Thirren përfaqësuesit e personave juridikë që të dorëzojnë oferta për panele reklamuese dhe bilborde me lokacione dhe çmimore te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për Zgjedhjet e përsëritura për kryetar të komunës së Gostivarit, kryetar të komunës së Vrapçishtit, kryetar të komunës së Mavrovës dhe Rostushës dhe kryetar të komunës së Qendër Zhupës, viti 2026, në pajtim me Udhëzimin për shpërndarjen e paneleve reklamuese dhe bilbordeve me short nr. 10-691/1 të datës 03.03.2020, të publikuar në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, më së voni deri të mërkurën, më 17.12.2025, deri në orën 10:30.
Numri maksimal i paneleve reklamuese dhe bilbordeve që mund të përdoren për reklamim politik është 50% nga numri i përgjithshëm në territorin e komunës përkatëse, përkatësisht në territorin me të cilin një person juridik i caktuar menaxhon me to, për Zgjedhjet e përsëritura për kryetar të komunës së Gostivarit, kryetar të komunës së Vrapçishtit, kryetar të komunës së Mavrovës dhe Rostushës dhe kryetar të komunës së Qendër Zhupës, viti 2026.
Shorti për shpërndarjen e paneleve reklamuese dhe bilbordeve do të mbahet në sallën e madhe në katin e katërt të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, më 17.12.2025 në orën 12:30.
Personat e autorizuar të personave juridikë që kanë dorëzuar oferta për shpërndarjen e paneleve reklamuese dhe bilbordeve, e që do të marrin pjesë në short, duhet të kenë me vete autorizim nga personi juridik.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE


