Лого ДИК новости

Sot, më 18 tetor 2025, po zhvillohet procesi i votimit për personat e sëmurë dhe të paaftë, personat që janë duke vuajtur dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim, si dhe për personat që janë paraqitur për votim dhe janë të vendosur në institucionet e përkujdesjes jashtëfamiljare.

Nga gjithsej 8.848 persona të sëmurë ose të pafuqishëm që kanë të drejtë vote në këto zgjedhje lokale, deri në orën 20:30 të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar gjithsej 7935 votues.

Nga gjithsej 2.162 persona që janë duke vuajtur dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim, deri në orën 18:30 të drejtën e votës e kanë ushtruar 1400 votues.

Në institucionet e përkujdesjes jashtëfamiljare, nga gjithsej 442 persona të vendosur në këto institucione, deri në orën 18:30 kanë votuar 297 votues.

Procesi i votimit për të gjitha këto kategori votuesish u zhvillua pa pengesa dhe pa asnjë parregullsi.

KSHZ njofton se rezultatet e votimit të personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, të të burgosurve dhe të personave të vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, nuk publikohen veçmas sot.
Çdo fletëvotim individual është vendosur në një zarf të veçantë të mbyllur dhe në kutitë e votimit, dhe ato nuk hapen sot.

Numërimi i këtyre votave dhe publikimi i rezultateve të votimit të sotëm bëhet së bashku me rezultatet e përgjithshme të votimit të nesërm pas orës 19:00, për secilin vendvotim dhe për secilën komunë.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content