Sot, anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve mbajtën takim pune me përfaqësuesit e Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) me qëllim të koordinimit dhe harmonizimit të ndërsjellë të aktiviteteve me qëllim të realizimit me sukses të të gjitha veprimeve të domosdoshme dhe krijimin e kushteve për zbatimin e papenguar të zgjedhjeve.
Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për organizimin e zgjedhjeve lokale ku komunat kanë kompetenca dhe detyrime të caktuara ligjore, në takim u ra dakord dhe u përcaktuan detyrimet në lidhje me mbështetjen logjistike dhe teknike në zbatimin e aktiviteteve të caktuara.
Të dyja palët e theksuan angazhimin e tyre për përmbushjen e detyrimeve ligjore me qëllim që të mundësohet procesi zgjedhor i drejtë, transparent dhe demokratik. Theks i veçantë ishte vënë në rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë midis Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe komunave, si parakusht për organizimin dhe zbatimin me sukses të zgjedhjeve.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe përfaqësuesit e BNJVL-së theksuan se me angazhim dhe përgjegjësi të përbashkët, mbeten plotësisht të përkushtuar për të siguruar proces zgjedhor që do të pasqyrojë vullnetin e qytetarëve, pasi zbatimi cilësor i zgjedhjeve është me rëndësi thelbësore për ndërtimin e besimit midis qytetarëve dhe për avancimin e proceseve demokratike në shtet.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE