Për shqyrtimin publik të Listës Zgjedhore nga data 23.02.2019 deri 14.03.2019 për zbatimin e zgjedhjeve për Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të komunave Ohër, Novo Sellë dhe Dibër më 21 prill 2019

Shqyrtimi publik i Listës Zgjedhore filloi më 23 shkurt 2019, dhe mbaroi më 14 mars 2019. Shqyrtimi publik i Listës Zgjedhore u realizua në njësitë dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe në 46 zyra të tjera të vendosura në njësitë e vetëqeverisjes lokale në përputhje me Vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 08-494 / 1 nga 21.02.2019, në periudhën prej orës 09.00 deri në ora 19.00, duke përfshirë fundjavën dhe festat.
Shqyrtimi publik u realizua në Listën Zgjedhore me gjendjen e të dhënave të qytetarëve si më poshtë:

  • Qytetar me 18 vite të mbushura me letërnjoftim ose pasaport valide në ditën e votimit (21 prill 2019),
  • Personat e vdekur 30 ditë para shpalljes së zgjedhjeve (9 janar 2019) dhe
  • Të dhëna të tjera nga Lista Zgjedhore në ditën e shpalljes së zgjedhjeve (8 shkurt 2019).

Në përgjithësi, shqyrtimi publik kaloi pa ndonjë problem në një procedurë të rregullt në përputhje me drejtimet dhe udhëzimet e dhëna paraprakisht nga Komisioni shtetëror zgjedhor.
Sipas të dhënave të marra çdo ditë nga njësitë dhe zyrat rajonale të Komisionit shtetëror zgjedhor për shqyrtimin dhe ndryshimet në Listën zgjedhore gjatë gjithë periudhës prej 23.02.2019 deri më 14.03.2019 (20 ditë pune), për zbatimin e zgjedhjeve për kryetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të komunave të Ohrit, Novo Sellos dhe Dibrës, të cilat do të mbahen më datë 21.04.2019 u fitua gjendja në vazhdim:

Gjithsejtë: nga 23.02 deri 13.03.2019.

  1. Qytetarët që kontrolluan Listën zgjedhore, 53972 qytetarë,
  2. Qytetarët për të cilët është miratuar aktvendim për pranim në LZ 517 qytetar,
  3. Qytetarët për të cilët është miratuar aktvendim për shlyerjen nga LZ 412 qytetar,
  4. Qytetarët për të cilët është kryer ndryshim i të dhënave në LZ 129 qytetar,
  5. Qytetarët me vendbanim të shlyer, të cilët bënë këqyrje në LZ 1 qytetar.

Pjesë e këtij raporti është edhe tabela ditore: Shqyrtimi publikë për datën 14.03.2019

Skip to content