Sot, me 18 tetor 2025, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi takim me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe komisioneve shtetërore zgjedhore që do të vëzhgojnë realizimin e Zgjedhjeve Lokale 2025 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
KSHZ mirëpriti vëzhguesit dhe i informoi për sistemin zgjedhor, modelin e votimit dhe mënyrën e organizimit të procesit zgjedhor në vend. Gjatë takimit u theksua përkushtimi i Komisionit për zhvillimin e zgjedhjeve në mënyrë transparente, profesionale dhe gjithëpërfshirëse.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga institucionet dhe organizatat në vijim:
- Komisioni Qendror Zgjedhor i Ukrainës
- Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e OSBE-së (ODIHR)
- Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES)
- Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Moldavisë
- Qendra e Trajnimeve pranë Komisionit Qendror Zgjedhor të Gjeorgjisë
- Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Kroacisë
- Këshilli i Lartë Zgjedhor i Republikës së Turqisë
- Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës
Gjatë fjalës së tyre, përfaqësuesit e KSHZ-së theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet administratave zgjedhore, si një kontribut i rëndësishëm për përmirësimin e proceseve zgjedhore dhe forcimin e besimit të publikut në sistemin zgjedhor.
KSHZ shprehu mirënjohje për interesin dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe rikonfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim të plotë gjatë gjithë procesit zgjedhor.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE