Sot, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e fillon procesin e pranimit të kërkesave për vëzhgim të Zgjedhjeve Lokale 2025.
Kërkesa për vëzhgim mund të parashtrojnë:
- të gjitha shoqatat vendase dhe organizatat e huaja, të cilat janë të regjistruara në pajtim me ligj, të paktën një vit para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa në statutet e të cilave është i përfshirë parimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
- organizatat ndërkombëtare dhe
- përfaqësues të vendeve të huaja duke përfshirë edhe përfaqësues të mediave.
Parashtruesit e kërkesave për monitorimin e zgjedhjeve parashtrojnë Kërkesë për regjistrim të vëzhguesve të procesit zgjedhor, ndërsa përfaqësuesit e mediave të huaja, parashtrojnë Formular për akreditim të mediave. Të dy kërkesat mund t’i gjeni në ueb faqen www.sec.мк.
Shoqatat vendase dhe organizatat e huaja, përveç Kërkesës parashtrojnë edhe një kopje të Statutit të shoqatës, kopje nga regjistri pranë organit kompetent, listë të vëzhguesve dhe një kopje të dokumentit për identifikim të vëzhguesve të propozuar.
Organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e shteteve të huaja, përveç Kërkesës për vëzhgim, parashtrojnë edhe Listë të vëzhguesve dhe një kopje dokumenti për identifikim të vëzhguesve të propozuar.
Përfaqësuesit e mediave të huaja, përveç Kërkesës për akreditim, parashtrojnë edhe Listë të gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve si dhe një kopje të dokumentit për identifikim.
Përfaqësuesit e mediave nga Republika e Maqedonisë së Veriut nuk i nënshtrohen procesit të akreditimit.
Kërkesat me shtojcat e nevojshme parashtrohen në mejl adresën [email protected], më së voni dhjetë ditë para ditës së votimi, përkatësisht më së voni deri më 08 tetor 2025, deri në orën 24.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do t’u lëshojë autorizim të gjithë parashtruesve për vëzhgim dhe monitorim të zgjedhjeve, të cilët i plotësojnë kushtet më së voni 7 ditë pas parashtrimit të kërkesës.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE