Лого ДИК новости

Në pajtim me nenin 78-a paragrafi 5 dhe 6 të Kodit Zgjedhor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, numër 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16, 142/16, 67/17, 125/17, 35/18, 99/18, 140/18, 208/18, 27/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, numër 98/19, 42/20, 74/21, 215/21, 58/24, 76/24 dhe 116/25), Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve organizon short me të cilin do të shpërndahen lokacionet e paneleve reklamuese dhe bilbordeve që ofrohen për reklamim politik nga ana e personave juridikë që menaxhojnë me to, në lidhje me Zgjedhjet për anëtarë të këshillave të komunave dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe për kryetarin e Qytetit të Shkupit 2025.

Thirren përfaqësuesit e personave juridikë që të dorëzojnë oferta për panele reklamuese dhe bilborde me lokacione dhe çmimore te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për Zgjedhjet për anëtarë të këshillave të komunave dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe për kryetarin e Qytetit të Shkupit, në pajtim me Udhëzimin për shpërndarjen e paneleve reklamuese dhe bilbordeve me short nr. 10-691/1 të datës 03.03.2020, të publikuar në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, më së voni deri të martën, më 23.09.2025, deri në orën 16:30.

Numri maksimal i paneleve reklamuese dhe bilbordeve që mund të përdoren për reklamim politik është 50% nga numri i përgjithshëm në territorin e komunës përkatëse, qytetit të Shkupit, përkatësisht në territorin me të cilin një person juridik i caktuar menaxhon me to, për Zgjedhjet për anëtarë të këshillave të komunave dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe për kryetarin e Qytetit të Shkupit 2025.

Shorti për shpërndarjen e paneleve reklamuese dhe bilbordeve do të mbahet në sallën e madhe në katin e 4-ët të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, më 24.09.2025 në orën 13:00.

Personat e autorizuar të personave juridikë që kanë dorëzuar oferta për shpërndarjen e paneleve reklamuese dhe bilbordeve, e që do të marrin pjesë në short, duhet të kenë me vete autorizim nga personi juridik.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content