Lënda e Thirrjes Publike është organizimi i edukimit mbi procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve nga organizatat qytetare që do të shprehin interes për t’i vëzhguar Zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe anëtarë të këshillave të komunave dhe Qytetit të Shkupit, 2025. Organizimi i trajnimit është pjesë e Programit për Edukimin e Faktorëve të Tjerë në Procesin Zgjedhor për vitin 2025, të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Ftohen të gjitha organizatat e interesuara qytetare që janë të regjistruar në pajtim me ligjin, të paktën një vit para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, në statutet e të cilave përfshihet parimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe që shprehin interes për t’i vëzhguar zgjedhjet e ardhshme, të marrin pjesë në trajnimin e organizuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Çdo organizatë qytetare mund të nominojë maksimum 2 (dy) përfaqësues që do të marrin pjesë në trajnim. Në fletëparaqitje duhet të dorëzohet emri dhe mbiemri i personave që do të marrin pjesë në trajnim, e-majll adresat dhe numrat e kontaktit të telefonit.
Trajnimi do të mbahet më 3 tetor 2025 (e premte), prej orës 10:00 deri në 12:30 në Hotel Park (Salla e Konferencave Nju Jork), Shkup.
Organizatat e interesuara qytetare duhet t’i paraqesin përfaqësuesit e tyre për trajnim në mënyrë elektronike, në adresën e mëposhtme të kontaktit: observers@ sec.mk, më së voni deri më 30 shtator 2025.
Numri i pjesëmarësve në trajnim është i kufizuar në 30 pjesëmarës.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE