Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka përfunduar me sukses procesin e ricertifikimit sipas standardit ndërkombëtar ISO 9001:2015, i cili rregullon sistemet e menaxhimit të cilësisë. Ky certifikim është dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të KSHZ-së për efikasitet, transparencë dhe profesionalizëm në të gjitha proceset që lidhen me organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve.
Standardi ISO 9001:2015 garanton se institucioni zbaton praktikat më të mira për menaxhimin e cilësisë, duke siguruar përputhshmëri me rregulloret ligjore, përmirësim të shërbimeve dhe rritje të besimit tek qytetarët dhe palët e interesuara.
Ricertifikimi është rezultat i punës sistematike, kontrolleve të rregullta dhe përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve në përputhje me standardet ndërkombëtare.
KSHZ mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj – garantimi i zgjedhjeve të ndershme, transparente dhe demokratike, me nivelin më të lartë të cilësisë dhe integritetit.






KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

