Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Bojan Mariçiq, së bashku me anëtarët e Komisionit, morën pjesë në konferencën përmbyllëse „Mbrojtja e demokracisë dhe integritetit zgjedhor: Monitorimi i keqpërdorimit me burimet administrative, reklamimin politik dhe fushatat e palëve të treta”, të organizuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES).

Në konferencë, e cila është pjesë e projektit BRIDGE i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim, në fokus të paneleve ishin rreziqet kryesore nga keqpërdorimi me burimet administrative dhe ndikimi i reklamimit politik mbi integritetin e proceseve zgjedhore.

Në kuadër të diskutimeve, përfaqësuesit e KSHZ-së theksuan përkushtimin e institucionit në periudhën e ardhshme për forcimin e mekanizmave të transparencës dhe llogaridhënies. Theks i veçantë u vu mbi përvojat nga Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 dhe nevojën për digjitalizim të vazhdueshëm të proceseve, me qëllim mbrojtjen e integritetit zgjedhor dhe parandalimin e çfarëdo forme të keqpërdorimit të burimeve. Pjesëmarrja e KSHZ-së në këtë ngjarje është edhe një konfirmim i partneritetit shumëvjeçar dhe të palëkundur midis KSHZ-së dhe IFES-it. Si institucion, ne e vlerësojmë lart mbështetjen e tyre strategjike në proceset kyçe reformuese, veçanërisht në fushën e digjitalizimit dhe ndërtimit të kapaciteteve të administratës zgjedhore, që është e një rëndësie thelbësore për ruajtjen e besimit në proceset demokratike.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content