Dje në mesnatë skadoi afati për parashtrimin e listave për kandidatë për Kryetar të Komunës Bërvenicë. Për Zgjedhjet e parakohshme për Kryetar të Komunës Bërvenicë janë parashtruar gjithsej 6 lista kandidatësh, nga të cilat katër lista janë paraqitur nga një koalicion, kurse dy lista nga grup i zgjedhësve:

1. Koalicioni për Zgjedhje të parakohshme për Kryetar të Komunës Bërvenicë 2026, i udhëhequr nga LSDM – LIDHJA SOCIALDEMOKRATIKE E MAQEDONISË – LSDM, Partia e re Socialdemokratike – PRSD, Palë e veprimit demokratik të Maqedonisë dhe Partia për Prosperitet Demokratik të Romëve-PPDR, Desnica.

Jovica Radeski- kandidat

2. KOALICIONI VLEN

Jakup Useini- kandidat

3. KOALICIONI “MAQEDONIA YTE”

Stojanço Radiçeski- kandidat

4. ALEANCA KOMBËTARE PËR INTEGRIM – AKI

Arkin Jahiji – kandidat

5. GRUP I ZGJEDHËSVE – ARIFE IDRIZI

Arife Idrizi – kandidate

6. Grup i zgjedhësve DUSHAN BOGDANOVSKI

Dushan Bogdanovski – kandidat

Pas pranimit të listave, Komisioni Komunal Zgjedhor konstaton nëse janë përmbushur kushtet ligjore të Kodit Zgjedhor dhe nëse listat janë paraqitur në afatin e përcaktuar. Në rast se Komisioni Komunal Zgjedhor konstaton se lista është paraqitur në afatin e përcaktuar dhe është përpiluar në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor, listen e paraqitur do ta vërtetojë me aktvendim. Në rast se KKZ konstaton se lista përmban parregullsi, do të kërkojë nga parashtruesit e listave që t’i mënjanojnë parregullsitë në afat prej 48 orësh nga pranimi i njoftimit lidhur me parregullsitë të dërguar nga Komisioni. Pas mënjanimit të parregullsive të konstatuara, Komisioni Komunal Zgjedhor do ta vërtetojë listën me aktvendim.

Listat e parashtruara të kandidatëve mund të refuzohen për shkak të parashtrimit jo në kohë, në përputhje me Kalendarin e afateve për Zgjedhjet e parakohshme për Kryetar të Komunës Bërvenicë, ose në rast se KKZ-ja konstaton që parregullsitë ose lëshimet e konstatuara, paraqitësi i listës nuk i ka mënjanuar në afat prej 48 orësh në përputhje me Kalendarin e afateve. Listat e vërtetuara të kandidatëve për Kryetar të Komunës Bërvenicë, dorëzohen në KSHZ për përcaktimin e radhitjes në listën e kandidatëve si dhe për përcaktimin e listës së vetme të kandidatëve.

Tërheqjen e shortit për përcaktimin e listës së vetme të kandidatëve, KSHZ-ja do ta mbajë më së voni më 23 shtator 2026.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content