
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, më datë 13.10.2026 e mbajti seancën e 20-të, në të cilën i miratoi aktet dhe vendimet e nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e Zgjedhjeve të parakohshme për Kryetar të Komunës Bërvenicë, që do të mbahen më 18 tetor 2026.
Në seancë, Komisioni njëzëri e miratoi Udhëzimin për votim në Zgjedhjet e Parakohshme për Kryetar të Komunës Bërvenicë, me të cilin përcaktohen rregullat e votimit, mënyra e realizimit të së drejtës së votimit në ditën e zgjedhjeve, si dhe veprimet e ndaluara gjatë votimit.
Në kuadër të përgatitjeve operative për zgjedhjet, Komisioni miratoi Vendim me të cilin i angazhoi komisionet komunale zgjedhore Gazi Baba, Tetovë dhe Shtip për zbatimin e kompetencave në nenin 113 të Kodit Zgjedhor, që kanë të bëjnë me organizimin dhe zbatimin e votimit për personat në paraburgim ose vuajtje dënimi me burg. Gjithashtu, në përputhje me procedurat e përcaktuara të thesarit dhe financiare, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi edhe Vendim për alokim të mjeteve avancë për punonjësit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, të angazhuar për transport të materialit të besueshëm zgjedhor dhe materialit të printuar të besueshëm për dy cikle zgjedhore, më 18.10.2026 dhe 01.11.2026, duke përfshirë edhe mjetet për dorëzimin e aparateve për identifikimin biometrik të votuesve (PIBV).
Gjatë seancës, KSHZ aprovoi akreditime për vëzhgues nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistem Zgjedhjeve IFES dhe nga Shoqata për Zhvillim të Shoqërisë – inovime sociale “WAKE UP” – Shkup.
Përgatitjet për zhvillimin e Zgjedhjeve të parakohshme për Kryetar të Komunës Bërvenicë po zhvillohen me kohë, në përputhje me afatet e përcaktuara ligjore të parapara me Kalendarin e afateve.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

