Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, sot mbajti fjalim në forumin “Organizatat civile dhe zgjedhjet”, ku morën pjesë përfaqësues të sektorit civil dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore. Përveç presidentit Dashtevski, me fjalë përshëndetëse forumin e hapën edhe zëvendës shefja e misionit të OSBE-së në Shkup, Suzan Penksa, Xhevahire Pruthi Zajazi, përfaqësuese e Ambasadës Zvicerane në Shkup dhe Ioana Kozma, drejtoreshë e IFES-it në Shkup.

Në forum u diskutuan sfidat dhe mundësitë për pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në procesin zgjedhor, pengesat dhe zgjidhjet për rritjen e pjesëmarrjes së grupeve më pak të përfaqësuara në procesin zgjedhor, si dhe sfidat dhe mundësitë për bashkëpunim ndërmjet organizatave të shoqërisë civile që përfaqësojnë grupet të ndryshme të synuara, si dhe ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve përkatëse të përfshira në procesin zgjedhor.

Kryetari Dashtevski shprehu mirënjohje për misionin e OSBE-së në Shkup dhe IFES-in që identifikuan nevojën për të diskutuar këtë temë sepse kjo është një mënyrë e mirë për të shkëmbyer përvojat nga ciklet e kaluara zgjedhore dhe kryqëzimin e njohurive dhe praktikave.

 “Ne si institucion prej vitesh kemi bërë progres në sigurimin e kushteve për ushtrimin pa probleme të së drejtës së votës për qytetarët e kategorive të ndryshme, personat me aftësi të kufizuara, votuesit e rinj, gratë dhe kategoritë e ndryshme të moshave , zgjedhësit e nacionaliteteve të ndryshme, në përputhje me kompetencat dhe mundësitë ligjore. Për këtë qëllim, dua të falënderoj organizatat me të cilat kemi bashkëpunuar deri më tani dhe së bashku kemi krijuar një praktikë që nga njëra anë ishte në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe nga ana tjetër ishte domethënëse për ne që kemi mundësuar progres në procesin zgjedhor. ” theksoi Kryetari Dashtevski në fjalimin e tij në forum. Në fund të fjalimit të tij, Dashtevski apeloi për përfshirje më të madhe të organizatave të shoqërisë civile në krijimin e politikave.

“Duke marrë parasysh përkushtimin tonë për trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve si dhe synimin tonë për zhvillimin e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike, theksoj se jemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara në procesin zgjedhor”, tha Dashtevski.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ishte bashkëorganizator i Forumit “Organizatat Civile dhe Zgjedhjet” së bashku me Misionin e OSBE-së në Shkup dhe IFES-in.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content