Sot, kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Prof. d-r Aleksandar Dashtevski mbajti fjalim në ngjarje të organizuar nga Instituti i Ohrit, në të cilën u nënshkrua Deklarata për zgjedhje të drejta, të lira e demokratike dhe kundër gjuhës së urrejtjes nga degët rinore të partive politike.

Qëllimi i kësaj deklarate ishte bashkimi i degëve rinore të partive politike dhe zotimi i tyre që publikisht të promovojnë zgjedhje të lira dhe të drejta dhe ta refuzojnë gjuhën e urrejtjes.

Kryetari, z. Dashtevski u dha mbështetje politikanëve të ri dhe e theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje dhe përkushtimin e institucioneve tona për promovimin e kulturës demokratike.

“Të rinjtë janë ardhmëria e shtetit tonë, ndërsa përfshirja e tyre në formësimin e proceseve tona zgjedhore është me rëndësi thelbësore. Me nënshkrimin e kësaj deklarate, liderët tonë të rinj jo vetëm që zotohen për respektimin e parimeve të demokracisë, por gjithashtu premtojnë se do të përkujdesen që të dëgjohet zëri i çdo qytetari dhe secili zë të jetë i rëndësishëm. Zgjedhjet e lira dhe të drejta janë gurthemel i çdo demokracie. Kur zgjedhjet zbatohen në mënyrë transparente dhe objektive, kjo e nxit besimin në procesin zgjedhor dhe e përforcon indin social të shoqërisë sonë.”- tha z. Dashtevski gjatë fjalimit të tij para të rinjve.

Dashtevski apeloi për respektimin e kësaj deklarate për shkak se duke u ndërmarrë hapa të këtillë të guximshëm nga ana e degëve rinore të partive politike, jo vetëm që sigurohen zgjedhje të lira dhe të drejta, por në këtë mënyrë përparon edhe demokracia në shoqërinë tonë.

“Ndërsa lëvizim përpara, të mos e humbim nga shikimi përgjegjësia e madhe që vjen me këtë deklaratë. Duhet të punojmë në mënyrë të palodhshme për eliminimin e çfarë do forme të keqpërdorimeve zgjedhore, duke përfshirë edhe frikësimin e votuesve, ryshfet ose cilat do tentativa tjera për cenimin e themeleve të procesit zgjedhor.

Gjithashtu, të synojmë të krijojmë një ambient inkluziv që nxit pjesëmarrje nga të gjitha segmentet e shoqërisë, duke i përfshirë edhe bashkësitë e margjinalizuara dhe grupet që nuk janë mjaftueshëm të përfaqësuara. Çdo qytetar duhet të ndihet i lirë ta shfrytëzojë të drejtën e tij demokratike pa frikë ose diskriminim.

Për në fund, dëshiroj t’u jap një lëvdatë degëve rinore të partive tona politike për lidershipin dhe vizionin e tyre në ndërmarrjen e këtij hapi të guximshëm për zgjedhje të lira dhe të drejta. Ta respektojmë këtë deklaratë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, ndërsa vazhdojmë të ndërtojmë të ndërtojmë të ardhme në të cilën do të përparojë demokracia dhe do të dëgjohet zëri i çdo qytetari.”- shtoi Dashtevski.

.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content