Лого ДИК новости

Ditën e nesërme, më 21 nëntor 2025 fillon procesi për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidimin e kandidatëve të pavarur për kryetarë të komunave Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendra Zhupë. Mbledhja e nënshkrimeve do të bëhet pranë personave zyrtarë të seksionit dhe zyrës kompetente rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe pranë një noteri kompetent, çdo ditë pune në periudhën e orarit të rregullt të punës nga ora 8:30 deri në orën 16:30, ndërsa ditën e fundit (30 nëntor 2025) deri në orën 24:00.

Seksioni rajonal i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve – Gostivar është kompetent për mbledhjen e nënshkrimeve për kryetar të komunës Gostivar, Mavrovë, Rostushë dhe Vrapçisht, ndërsa zyra e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve – Dibër është kompetente për mbledhjen e nënshkrimeve për kryetar të komunës së Qendrës Zhupë.

Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatë të pavarur për kryetarët e këtyre katër komunave përfundon më 30 nëntor 2025, në orën 24.

Zgjedhje e përsëritura për kryetarë të komunave Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendra Zhupë mbahen për shkak të mospërmbushjes së censusit në Zgjedhjet lokale që u mbajtën më 19 tetor 2025 për shkak se në këto komuna nuk është zgjedhur kryetar komune.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content