Lënda: Njoftim për udhëzimet për veprim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më 4 shtator 2017, duke vendosur pas akteve të marra nga komisionet komunale të zgjedhjeve, ka miratuar udhëzimet e mëposhtme për veprim:

1. Komisionet komunale të zgjedhjeve t’i pranojnë kërkesat e parashtruara personale për shkarkim nga kryerja e funksionit në këshillat zgjedhore, për personat që janë të punësuar në:

– Ministria e financave – Drejtoria e të ardhurave publike,

– Ministria e financave – Drejtoria e doganës, vetëm doganierë si persona në uniformë;

– Ministria e drejtësisë – Drejtoria për evidentimin e librave të amzës;

– Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave – policia pyjore si persona në uniformë, dhe

– Të punësuarit në njësinë territoriale zjarrfikëse – zjarrfikësit si persona në uniformë.

Pasi do të dorëzojnë vendimin për shkarkim, komisioni komunal i zgjedhjeve dorëzon një raportim deri te Komisioni shtetëror i zgjedhjeve për nevojën nga zgjidhja shtesë e rastit.

2. Kur dy parti politike në opozitë, d.m.th., kur dy partitë politike në pushtet, kanë dorëzuar lista të posaçme me propozime për anëtar dhe zëvendës të tyre në këshillat zgjedhor, komisioni komunal i zgjedhjeve formon këshillat zgjedhor në përputhje me Udhëzimin nr. 08-1679/1 më 22.08.2017, për mënyrën e emërimit të anëtarëve të këshillave zgjedhor në propozim të partive politike.

3. Kur deri te komisioni komunal i zgjedhjeve, propozime për anëtar dhe zëvendësit e tyre në këshillat zgjedhor ka dorëzuar vetëm një parti politike nga opozita, d.m.th., vetëm një parti politike në pushtet, komisioni komunal i zgjedhjeve formon këshillat zgjedhor në mënyrë që emëron për anëtar dhe zëvendës anëtarë, dy persona që janë të paraqitur në listën e partisë politike, që ka dorëzuar propozime.

Pdf 2Njoftim për udhëzimet për veprim të KKZ-së 05.09.2017.pdf

Skip to content