Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në seancën e 41-të, mbajtur më 11.05.2019, duke pasur parasysh se në suaza të afatit ligjor në Gjykatën administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve nuk ka padi të parashtruara për mbrojtjen e së drejtës zgjedhore të parashtruesve të listave të kandidatit, miratoi Konkluzionin e shpalljes së rezultateve përfundimtare të rrethit të dytë të votimit të Zgjedhjeve për zgjedhjen e Kryetarit të Republikës dhe me këtë rezultatet e votimit janë përfundimtare.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, duke u bazuar sipas të dhënave të procesverbaleve të dorëzuara të këshillave zgjedhor, komisioneve komunale zgjedhore, të materialit të tërësishëm zgjedhor si dhe sipas Aktvendimeve të miratuara të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, konfirmoi se prej gjithsej 1.808.131 zgjedhësve të regjistruar në Ekstraktin e përmbyllur të listës zgjedhore, kanë votuar 843.508 zgjedhës, përllogaritur në përqindje është 46.65%. Sipas rezultateve të përllogaritura dhe të verifikuara të votimit të realizuar më 05.05.2019 dhe miratimit të Aktvendimeve të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, numri i përgjithshëm i votave të cilat i ka fituar secila Listë e kandidatit për kryetar veç e veç është:

– kandidatja Gordana Siljanovska Davkova, ka fituar 377.446 vota, përllogaritur në përqindje është 44,75%

– kandidati Stevo Pendarovski, ka fituar 435.656 vota, përllogaritur në përqindje është 51,65%.

Në bazë të nenit 121 paragrafi (3), Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, sipas rezultateve të përllogaritura dhe të verifikuara të votimit, konstatoi se Stevo Pendarovski është zgjedhur kryetar i Republikës, si kandidati i cili ka fituar shumicën e votave të zgjedhësve të cilët kanë votuar.

Njëkohësisht, në seancë u miratua Konkluzion sipas së cilit me shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për zgjedhjen e Kryetarit, përfundojnë Zgjedhjet presidenciale 2019.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content