Në selinë e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, u mbajt takim ndërmjet anëtarëve të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve dhe përfaqësuesve të Misionit të OSBE/ODIHR, lidhur me Deklaratën me konstatimet preliminare dhe konkluzionet ndaj rrethit të dytë të Zgjedhjeve për zgjedhjen e Kryetarit të Republikës 2019, të mbajtura më 05.05.2019.

Në takim u diskutua rreth vërejtjeve dhe rekomandimeve nga ana e Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për këtë cikël zgjedhor si dhe për aktivitete të rëndësishme pozitive të ndërmarra nga ana e komisionit shtetëror të zgjedhjeve për zgjedhje korrekte dhe demokratike që nënkupton transparencë gjatë tërë procesit zgjedhor, përforcimin e kapaciteteve të administratës zgjedhore dhe kornizën ligjore për realizimin e suksesshëm të zgjedhjeve dhe me këtë u tregua kapaciteti demokratik i shtetit.

Njëkohësisht, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve sipas rekomandimeve diskutoi për të gjitha mangësitë e detektuara, veçanërisht lidhur me moskonsekuencën të cilën e konstatoi në kornizën ligjore. Me qëllim të tejkalimit dhe zgjidhjes së tyre, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve informoi se kjo do të jetë prioritet në punë për periudhën në vijim.

Të dy palët u falemnderuan për bashkëpunimin e hapur reciprok dhe transparencën si dhe u dakorduan që i njëjti të vazhdojë edhe më tej.

Skip to content