Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, më datë 28.05.2019 (e martë) e mbajti seancën e 42-të, në të cilën i miratoi aktet në vijim: Rregulloren e kritereve për përcaktimin e kompensimit të anëtarëve të organeve zgjedhore dhe administratës zgjedhore për realizimin e Zgjedhjeve të Kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Zgjedhjeve të parakohshme për Kryetarë në Komunat Ohër, Novo Sellë dhe Dibër si dhe Udhëzimin e mënyrës së realizimit të mjeteve për pagesën e anëtarëve të organeve zgjedhore dhe administratës zgjedhore, të përcaktuara me Rregulloren e kompensimit.

Kryetari i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, gjithashtu informoi opinionin rreth mjeteve të paguara të mediave për kryerjen e reklamimit të paguar politik nga ana e kandidatëve për Kryetar të Republikës dhe kandidatëve për Kryetarë të Komunave. Shuma totale e paguar deri më tani nga ana e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, bazuar në të dy qëllimet është 3.768.794,00 euro, përkatësisht për Zgjedhjet presidenciale 2019 është shuma në vlerë prej 219.596.294,00 denarë, ndërsa për Zgjedhjet e parakohshme lokale 2019 është shuma në vlerë prej 12.184.600,00, përkatësisht gjithsej 231.780.844,00 denarë.

Skip to content