Komisioni shtetëror i Zgjedhjeve sot e mbajti seancën e 16-të, në të cilën u zhvilluan veprimet kryesore procedural dhe juridike për përgatitje të Zgjedhjeve të parakohshme për Kryetar të Komunës Bërvenicë, në përputhje me afatet në Kalendarin e afateve për realizimin e veprimeve zgjedhore dhe me dispozitat përkatëse të Kodit Zgjedhor.

Në përputhje me nenin 68 të Kodit Zgjedhor, si dhe nenin 31, paragrafi (2), pika 5 dhe 5-a të Kodit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tërhoqi short për përcaktimin e radhitjes së kandidatëve për Kryetar të Komunës Bërvenicë, sipas të cilës do të bëhet printimi i fletëvotimeve.

Pas procedurës së zbatuar dhe tërheqjes së numrave rendorë nga përfaqësuesit e autorizuar të listave, Komisioni e përcaktoi këtë radhitje oficiale të kandidatëve për Kryetar të Komunës Bërvenicë në fletëvotimin: Numër rendor 1: Kandidati për Kryetar të Komunës Bërvenicë i propozuar nga Koalicioni “Maqedonia Jote” – OBRM-PDUNM;

Numër rendor 2: Kandidati për kryetar komune i propozuar nga Koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Socialdemokratike e Maqedonisë (LSDM);

Numër rendor 3: Kandidati për kryetar komune i propozuar nga Grup i Zgjedhësve – Dushan Bogdanovski;

Numër rendor 4: Kandidati për kryetar komune i propozuar nga Koalicioni “VLEN”;

Numër rendor 5: Kandidati për kryetar komune nga  propozuar nga Grup i Zgjedhësve – Arife Idrizi;

Numër rendor 6: Kandidati për kryetar komune i propozuar nga Koalicioni “Aleanca Kombëtare për Integrim” (AKI).

Në seancën e sotme, në përputhje me rendin ditor të përcaktuar është paraparë të zhvillohet tërheqja e shortit për përcaktimin e lokacioneve për vendosjen e panove dhe bilbordeve reklamuese në territorin e Komunës së Bërvenicës, në përputhje me nenin 78-a të Kodit Zgjedhor dhe Udhëzuesin për shpërndarjen e panove dhe bilbordeve reklamuese me tërheqje shorti. Kryetari i Komisionit, Bojan Mariçiq konstatoi që në afatin e paraparë me ligj, deri te KSHZ-ja nuk është dorëzuar asnjë ofertë nga komunat, Qyteti i Shkupit dhe personat juridikë që ekonomizojnë me panotë dhe bilbordet reklamuese për këto zgjedhje. Duke e pasur parasysh se nuk janë dorëzuar oferta me lokacione dhe lista çmimesh, Komisioni konstatoi që nuk ka kuptim tërheqja e shortit për shpërndarjen e panove dhe bilbordeve reklamuese për Zgjedhjet e parakohshme për Kryetar të Komunës Bërvenicë.

Përveç këtyre pikave, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njëzëri e miratoi Procesverbalin nga seanca e mëparshme e 15-të dhe miratoi Aktvendimin për plotësimin e Aktvendimit për formim të grupit punues për zbatimin e procedurës për përzgjedhje rastësore për formimin e komisioneve komunale zgjedhore për periudhën e viteve 2026–2031, me numër 4-1484/1 të datës 10.06.2026.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content