Лого ДИК новости

Pas njoftimit nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut se është konstatuar ndërprerja e mandatit të deputetëve të zgjedhur për kryetarë të komunave, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i cili zbaton procedurën në pajtim me Kodin zgjedhor njoftoi kandidatët nga listat e kandidatëve për deputetë që vijnë në vend të deputetëve të cilëve u ka përfunduar mandati.

Kandidatët Toni Jarevski, Zoran Kocevski, Dragan Kovaçki dhe Gracia Bakraçeska nga lista e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të parashtruesit të autorizuar VMRO-DPMNE dhe Koalicionit “Përtëritja e Maqedonisë” dhe kandidatët Lubica Spasova dhe Dragolub Filiposki nga lista e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të parashtruesit të autorizuar Koalicionit Mundemi, nënshkruan deklarata për pranimin e kandidaturës, me të cilën në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u konstatua se bëhen deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për pjesën e mbetur të mandatit në pajtim me nenin 153 paragrafi 1 të Kodit zgjedhor.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e miratoi dhe I dorëzoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Raportin për punët e ndërmarra në përputhje me nenin 153 të Kodit zgjedhor, për pranimin e pjesës së mbetur të mandatit të deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa deputetëve të rinjë u ndau certifikatat.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content