Më 10 mars 2022, përfaqësues të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut realizuan takim me ministrin e Drejtësisë Nikolla Tupançeski, në të cilin u nënshkrua marrëveshja për shkëmbimin e të dhënave me organet dhe institucionet shtetërore.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbështet lidhjen e institucioneve shtetërore përmes mjeteve të TIK-ut për të lehtësuar procesin dhe për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin dhe qasjen në informacion. Për këtë qëllim, palët kontraktuese ranë dakord të marrin pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për ndërlidhjen dhe shkëmbimin e të dhënave ndërmjet institucioneve gjyqësore, organeve shtetërore dhe institucioneve përmes Platformës kombëtare për ndërveprueshmëri.

Bashkëpunimi i realizuar ndërmjet institucioneve do të kontribuojë në lehtësimin e procesit zgjedhor me marrjen më të shpejtë të të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme për votuesit, me qëllim përditësimin e Listës zgjedhore, si dhe marrjen e të dhënave nga gjykatat në lidhje me aftësinë e punës së qytetarëve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content