Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, Ju informon që me datë 18 qershor 2020 (e ejnte), me fillim në ora 11:00, do të nënshkruhet Kodeksi për zgjedhje korrekte dhe demokratike, nga ana e parashtruesve të listave të kandidatëve në Zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 15 korrik 2020.

Nënshkrimi i Kodeksit për zgjedhje korrekte dhe demokratike është obligim që rrjedh nga neni 8-v i Kodit zgjedhor.

Njëkohësisht Ju informojmë që pas nënshkrimit të Kodeksit për zgjedhje korrekte dhe demokratike, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve do të tërheq shortin për përcaktimin e bilbordeve për reklamim politik.

Skip to content