Lënda: NJOFTIM

Të nderuar,

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në takimin e mbajtur më 15 shtator 2017, ka shqyrtuar raportin tuaj, të dërguar përmes postës elektronike, ku na raportoni se Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, listat e kandidatëve për kryetar dhe anëtar të këshillit, kanë dorëzuar deri te KKZ Negotinë në orën 00:05 më 15 shtator, respektivisht, pesë minuta pas kalimit të afatit të caktuar ligjor për parashtrimin e listave të kandidatëve.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tregon se zgjedhjet janë bazë e demokracisë, dhe pluralizmi politik dhe zgjedhjet demokratike janë vlerat themelore të renditjes kushtetuese të Republikës së Maqedonisë.

Zgjedhjet paraqesin një pjesë të garës politike midis pjesëmarrësve, ku është me rëndësi të jashtëzakonshme pluralizmi i ideve dhe konkurrencës, në fer dhe atmosferë demokratike, ku garantohen e drejta e qytetarëve për fshehtësi të votimit.

Duke marrë parasysh të lartpërmendurën, konsiderojmë se KKZ Negotinë duhet të ketë fleksibilitet dhe kuptim për të gjithë që dëshirojnë që të marrin pjesë në zgjedhjet. Konsiderojmë se vonesa nga 5 minuta mund të jetë për shkak të arsyeve objektive, me çka shumica e anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve konsiderojnë se Komisioni juaj komunal i zgjedhjeve duhet t’i pranojë listat e parashtruara nga Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE si të parashtruara në kohë dhe të vazhdojë me procedurën e shqyrtimit të tyre. Nëse te listat ka parregullsi, në përputhje me nenin 67 pika 2 të Kodit Zgjedhor, KKZ është i detyruar ta lajmërojë parashtruesin për të korrigjuar parregullsitë brenda 48 orëve, dhe nëse lista është e hartuar në përputhje me Kodin Zgjedhor e njëjta ta konfirmojë me një vendim.

Pdf 2Njoftimi i KSHZ-së për KKZ-në e Negotinës 15.09.2017.pdf

Skip to content