LËNDA: Njoftim për udhëzimet për veprim më 13 shtator 2017

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më 12 shtator 2017, duke vepruar pas akteve të marra nga komisionet komunale të zgjedhjeve, ka miratuar udhëzimet e mëposhtme për veprim.

  1. Në lidhje me realizimin e procedurës për furnizim publik të shërbimeve për transport të materialeve zgjedhore dhe këshillave zgjedhore dhe miratim i marrëveshjeve me operatorët ekonomik, komisionet komunale të zgjedhjeve menjëherë të kontaktojnë me kompetentet në komunën. Për shkak se zgjedhjet lokale financohen nga komunat, komunat duhet të jenë organi kontraktues, që do të miratojë kontratën për transport të materialit zgjedhor dhe këshillave zgjedhore.
  2. Komisionet komunale të zgjedhjeve t’i pranojnë si relevante Vendimet e lëshuara nga Regjistri qendror i RM-së për NUT i marrë, ku është treguar shënimi “grup qytetarësh”, “për kryetar i komunës” ose “për këshillin e komunës” dhe “Zgjedhje lokale 2017”. Në mënyrë të detyruar duhet të kërkohet edhe një vërtetim nga banka se është e hapur xhiro-llogari e transaksionit.
  3. Në zgjidhjen e kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësuesve të tyre në këshillat zgjedhore, komisioni komunal i zgjedhjeve duhet të kihet kujdes, në zgjidhjen e rastit të zgjedhen nëpunësit shtetëror ose publik, ku për kryetar dhe zëvendës kryetar i NJZ-së duhet të jetë me arsim të lartë, dhe për anëtar dhe zëvendës anëtar duhet të ketë më së paku arsim të mesëm. Çfarë punon personi i zgjedhur nuk ka rëndësi (bravapunues, pastrues etj.).
  4. Kur në kërkesën deri te komisionet komunale të zgjedhjeve, institucionet ku janë të punësuar kryetarët e zgjidhur, anëtarët dhe zëvendësit e tyre në këshillat zgjedhore kanë dorëzuar një informacion në origjinal, i regjistruar me një numër arkivi, vulë, vulë dhe nënshkrim i personit të autorizuar të institucionit, ku thuhet se personat e zgjedhur në këshillat zgjedhore momentalisht kryejnë funksionin e zgjedhur ose funksionin e emëruar ose atyre iu është ndaluar punësimi ose janë në mungesë jo të paguar, mund ta pranojnë raportimin si të vlefshëm, për shkak se për vlefshmërinë e tij qëndron institucioni. Shtesë, është e dëshirueshme që të kërkohet institucioni që të dorëzojë një kopje nga akti përkatës, siç është vendimi për emërim ose zgjidhje, vendim ose marrëveshje për ndalim të punësimit ose vendim për mungesë jo të paguar me vendim se personi është i çregjistruar nga Agjencia për punësim në atë periudhë etj.
  5. Nën personi i zgjidhur ose i emëruar konsiderohen funksionar të zgjedhur ose të emëruar nga Qeveria, perkatësisht, Kuvendi i RM-së, ku të njëjtët janë të detyruar ndaj kërkesës për mospranim për kryerjen e funksionit në këshillat zgjedhor, të dorëzojnë një kopje nga vendimi përkatës për zgjedhje dhe emërim dhe/ose kopje nga gazeta zyrtare ku është i publikuar i njëjti.
  6. Gjatë kontrollit të kandidatëve për kryetar dhe anëtar të këshillit të komunave dhe qytetit të Shkupit, komisionet komunale të zgjedhjeve janë të detyrueshëm kandidatët me “Regjistrimi i personave për të cilat Komisioni për verifikimin e fakteve (Komisioni për lustrim) ka konstatuar se plotësojnë kushtin me të cilin kufizohet kryerja e funksionit publik”. Regjistri mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: http://www.kvf.org.mk/index.php/mk/registar.

Pdf 2

Njoftim për udhëzimet për veprim më 13 shtator 2017.pdf

Skip to content