Лого ДИК новости

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bën me dije se deri më 14 mars 2024, në njësitë rajonale dhe zyrat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kontroll të të dhënave të tyre në listën zgjedhore kanë bërë 4859 persona. 7 persona kanë paraqitur kërkesë për ndryshimin e të dhënave të tyre, 19 persona kanë paraqitur kërkesë për regjistrimin e të dhënave të tyre dhe 5 persona kanë paraqitur kërkesë për fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore.

Gjithsej 22122 qytetarë janë kontrolluar në mënyrë elektronike deri më 14 mars 2024. Janë dorëzuar 25 kërkesa për ndryshim të të dhënave, 6 kërkesa për fshirje të të dhënave dhe 10 kërkesa për regjistrim të të dhënave në Listën Zgjedhore.

Sa i përket kërkesave të pranuara për regjistrim të votuesve në diasporë, ju njoftojmë se deri më tani janë pranuar gjithsej 1451 aplikacione, prej të cilave 1101 janë pranuar, 159 janë refuzuar dhe 191 nuk janë proceduar. Vërejmë se këto të dhëna janë të disponueshme për publikun në ueb faqen www.dijaspora.sec.mk.

Kujtojmë se inspektimi publik i Listës Zgjedhore si dhe ndryshimi, regjistrimi dhe fshirja e të dhënave nga qytetarët mund të bëhet jo më vonë se data 18 mars 2024, ora 24:00.

U bëjmë thirrje qytetarëve që ta kontrollojnë veten në Listën Zgjedhore, përkatësisht nëse është e nevojshme të kërkojnë ndryshimin, futjen apo fshirjen e të dhënave të tyre nga Lista zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, ta bëjnë këtë brenda afatit të caktuar.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content