Më 26.2.2020 (e mërkurë) në selinë e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u mbajt takim pune në të cilin kanë marrë pjesë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Dr. Renata Deskoska, ministre e drejtësisë, Enti Shtetëror për Auditim dhe Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.

Duke e pasur parasysh që janë miratuar ndryshime dhe plotësime të Kodit zgjedhor, qëllimi i këtij takimi ishte të gjendet mënyra më e mirë për t’u përgjigjur ndaj sfidave të reja të cilat dalin dhe me të cilat ballafaqohen gjatë zbatimit të Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2020

Në veçanti është shqyrtuar çështja për financim të fushatës politike, me çka është konfirmuar që për të njëjtën do të mbahet takim pune i ri, në të cilin do të duhet të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Ministria e Financave.

Lidhur me çështjet dhe aktivitetet për zbatim të ciklit zgjedhor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në takimin e punës u sugjeroi të pranishmëve se është në dispozicion të tyre dhe për bashkëpunim në kuadër të kompetencave të tij.

Skip to content