Një delegacion i Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES) vëzhguan zgjedhjet e përgjithshme në Holandë.

Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme u mbajtën më 22 nëntor 2023 për të zgjedhur anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve.

Sipas ligjit zgjedhor holandez, zgjedhjet për Dhomën e Përfaqësuesve mbahen çdo katër vjet në muajin mars, përveç nëse caktohen zgjedhje të parakohshme. 150 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve zgjidhen me lista të hapura, me model proporcional.

Vëzhgimi i zgjedhjeve u realizua me mbështetjen e Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES).

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content