Лого ДИК новости

Qëllimi i “Doracakut të parë për votuesit e rinj” që është botuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së eshtë qasja gjithëpërfshirëse dhe motivimi për pjesëmarrje më të madhe të të rinjve në të gjitha ciklet zgjedhore. Doracaku është një iniciativë për të vendosur një komunikim më të drejtpërdrejtë dhe më të madh dypalësh midis KSHZ-së dhe të rinjve, në mënyrë që të sigurojë qasje më të lehtë për personat që votojnë për herë të parë në procesin zgjedhor, si dhe informim të duhur për të drejtat e tyre, mundësitë dhe detyrimet ligjore.

Qëllimi kryesor i KSHZ-së është përfshirja e të gjithë votuesve në procesin zgjedhor dhe rritja e ndërgjegjësimit për pjesëmarrje në aktivitetet shoqërore – tha nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu në online eventin për promovimin e “Doracakut për votuesit e rinj”.

“Theks të kryesorë i vëmë të rinjve dhe do të jemi veçanërisht të lumtur nëse secili prej tyre përfshihet në zgjedhjet dhe proceset e tjera të vendimmarrjes në vend.” Si institucion, ne tashmë jemi duke bërë përpjekje për të botuar këtë Doracak në forma të tjera që janë më lehtë të arritshme për të rinjtë. Gjithashtu, në bashkëpunim me partnerët tanë nga Misioni i OSBE-së, ne tashmë jemi duke organizuar trajnime të ndryshme fillestare të bazuara në këtë Doracak, të cilat më tej presim të rrisin interesin dhe njohuritë në lidhje me nevojën për të marrë pjesë në zgjedhje, veçanërisht gjeneratat e reja. “, theksoi Shehu.

Në mënyrë që të ndihmojë në rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve, Misioni i OSBE-së ka bashkuar forcat me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe organizatat rinore për të përpunuar një “Doracak për votuesit e rinj” dhe një program për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në zgjedhje-tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Clemens Koja.

“Të rinjve do tu thoja: vota juaj është i rëndësishme. E juaja është që të sillni idetë tuaja, shqetësimet dhe përparësitë tuaja dhe energjinë tuaj në politikën e këti vendi. Edhe pse ka mënyra të tjera për ta dëgjuar zërin tuaj, të tilla si në mediat sociale, votimi është mënyra më efektive për të bërë ndryshime politike. “Veçanërisht në nivelin lokal, ju keni fuqinë për të bërë një ndryshim real në menaxhimin e komuniteteve tuaja,” tha Ambasadori Koja në këtë event.

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumce Mojsoski theksoi potencoi se të rinjtë e dinë saktësisht se në çfarë bote dhe vendi dëshirojnë të jetojnë, çfarë u duhet, ku duan të punojnë, por edhe sa dëshirojnë dhe mendojnë se duhet të fitojnë.

“Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të rinjtë të përfshihen dhe të marrin pjesë në vendimmarrje, duke filluar me ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar në procesin zgjedhor.” Zëri i të rinjve do të jetë një drejtim i qartë se cilat politika do të krijohen në lidhje me ta dhe të ardhmen e tyre. “Shoqëria jonë ka nevojë për të rinj dhe ky është çelësi që duhet t’u tregojmë atyre – ne kemi nevojë për ju të përfshirë, aktivë dhe me ndikim.”, shtoi Mojsovski.

Autorët e doracakut janë Bojan Kordalov – komunikolog, në cilësi të konsulentit të pavarur, Admir Shabani, udhëheqës i Sektorit të edukimit në KSHZ, si dhe Nina Shulloviq – Cvetkovska dhe Jasmina Todorovska – Miteva nga Misioni i OSBE-së në Shkup.

Doracaku është përpunuar në kuadër të projektit “Mbështetje e qeverisjes demokratike dhe proceseve të përfshirjes” të Misionit të OSBE-së në Shkup, i cili zbatohet në bashkëpunim me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Linku i videos nga promovimi onlajn I “Doracakut për votuesit e rinj”: https://www.facebook.com/drzavna.izborna.komisija/posts/2264515927017237

 

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content